ITALI - Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaron se pasuesi i tij në qeverinë teknike Mario Monti e theu premtimin duke u futur në garën zgjedhore. Sipas tij ajo çka thotë tani Mario është e pabesueshme për italianët që kanë mundësinë për të kuptuar.

“Ai është vendosur në pozitat drejtuese në një qeveri teknike dhe premtoi para Presidentit se nuk do të përfitonte nga ky pozicion për të hyrë në politike. Më premtoi mua dhe qytetarëve Italian”, u shpreh Berluskoni.

Berluskoni u ndal edhe tek zgjedhjet e ardhshme duke deklaruar se sipas ligjit elektoral përcaktohet drejtuesi i koalicionit, por jo detyrimisht ai do të jetë Kryeministri.

“Kryeministri caktohet nga partitë e koalicionit të cilat zgjedhin emra të ndryshëm dhe më pas është Presidenti, që nominon personin që do t’i besohet qeverisja”, theksoi Berluskoni.

(eç/dm/shqiptarja.com)