ITALI - Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni kërcënon se do të rrëzojë qeverinë e teknokratit Mario Monti. Ai deklaroi se kabineti po e drejton Italinë në një spirale recensioni dhe se partia e tij e qendrës së djathtë në ditët e ardhshme do të vendosë nëse do ti japë fund mbështetjes për këtë ekzekutiv.
Partia e ish kryeministrit ka numrin më të madh të vendeve në parlament dhe tërheqja e saj do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme. Berluskoni u detyrua të largohej vitin e kaluar ndërsa komentet e tij vijnë një ditë pasi gjykata e shpalli fajtor për mashtrim me taksat në çështjen e "Mediaset". "E konfirmoj vendimin tim për të mos garuar si kandidat për kryeministër me qëllim lehtësimin e rigrupimit të të gjithë të moderuarve", tha Berluskoni para gazetarëve në një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Lesmo.
Ai akuzoi Montin për atë çka e cilësoi krijimin e një hegjemonie të Gjermanisë në sferën ekonomike ndërsa sulmoi kancelaren gjermane Anxhela Merkel dhe ish kryeministrin francez Nikolas Sarkozy se dëmtuan imazhin e tij kur ishte kryeministër. "Ju i kujtoni buzëqeshjet e Sarkozy dhe Merkel para televizioneve, në përpjekje për të dëmtuar kredencialet e mia ndërkombëtare", theksoi Berluskoni.
Berluskoni pritet ta apelojë dënimin me katër vite, i reduktuar tanimë në një të tillë. Duke komentuar vendimin ai nënvizoi se "jemi në një moment në të cilin sistemi italian i drejtësisë nuk mund të vazhdojë kështu. Kjo e jona nuk është një demokraci por një diktaturë e gjyqësorit ndaj nuk mund të vazhdojmë ta mbështesim këtë situatë".
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali janë mbajtur në vitin 2008 dhe të ardhshëm do duhet të mbahen në vitin 2013. Monti u zgjodh kryeministër në nëntorin e kaluar kur Berluskoni u largua për shkak të situatës së vështirë ekonomike.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com