Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është shprehur se ka marrë ftesë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të marrë nënshtetësinë ruse si dhe për të qenë në krye të ministrisë së ekonomisë. Një deklaratë e tillë është publikuar nga e përditshmja “La Stampa”,në të cilën thuhet se Berluskoni është duke e konsideruar këtë ftesë të bërë nga miku i tij Putin.

“E ardhmja ime? Të bëhem ministër për mikun tim Putin. Në Itali jam “i shtypur”, ndërkohë Putin më thotë se është gati të më japë nënshtetësinë ruse dhe më të lërë të drejtoj ministrinë e ekonomisë në Rusi”.

Pavarësisht shanseve që ka Berluskoni  për të qenë në krye të një ministrie në Rusi, ai dhe Putin kanë qenë miq shumë mirë qëkur ndanin tavolinën së bashku gjatë mbledhjeve për Samitin e G8. Një ndodhi të kujton edhe aktorin francez Gerard De Gerard Depardieu, i cili gjithashtu ka marrë nënshtetësinë ruse.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)