BERZH, BE dhe Ambasada e Austrisë dhurojnë 180 pemë, Veliaj: Programi për financimin e ekonomisë së gjelbër, kontributi më i mirë për Tiranën

BERZH, BE dhe Ambasada e Austrisë dhurojnë 180 pemë, Veliaj: Programi për financimin e ekonomisë së gjelbër, kontributi më i mirë për Tiranën

Kryebashkiaku Erion Veliaj duke mbjellë pemë

180 pemë të llojit frashër iu shtuan Tiranës, dhuratë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Austria, në kuadër të Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor. Pemët janë gjithashtu shpërblim i BERZH-it për 18 institucionet financiare partnere më aktive dhe për 32 prodhues dhe tregtarë të teknologjive efiçente ndaj energjisë, për kontributin e tyre në suksesin e programit GEFF, kontribut simbolik edhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, duke falenderuar BERZH-in dhe partnerët për këtë kontribut të vyer për një Tiranë të gjelbër, u shpreh se ky është një tjetër hap drejt objektivit të mbjelljes së 2 milion pemëve në kryeqytet deri në vitin 2030.

“Jemi ende larg 2 milion pemëve që kemi paracaktuar për të mbjellë deri në 2030, por ama kemi një lajm të mirë nga BERZH-i: Është miratuar parimisht një kredi për Bashkinë e Tiranës që këto mbjellje t’i bëjmë masive. Patjetër që çdo pemë është e rëndësishme, edhe kur një fëmijë mbjell pemë për ditëlindje, edhe kur dikush mbjell pemë për të kujtuar një gjysh apo një gjyshe, por mbjelljet masive, si këto që mbollëm sot 180 copë, na e bënë më të lehtë punën”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë.

“E hapim zyrtarisht stinën e mbjelljeve. Duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht kohën dhe të sigurohemi që nuk lëmë një ditë pa mbjellë pemë. Dita më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vite përpara, kurse dita e dytë më e mirë për të mbjellë një pemë, është sot!”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai vuri në dukje se Tirana është sot një qytet shumë herë më i pastër se para 5-6 vitesh. Veliaj kujtoi se dikur dikutohej si të pastroheshin plehrat në mes të Tiranës, kurse sot flitet për pastrimin e periferisë së Tiranës dhe cepat fundorë të qytetit.

“Ne nuk duam të jemi 99% të pastër, ne duam të jemi 100% të pastër. Ne nuk duam të jemi gjysmë të gjelbër, duam të jemi 100% të gjelbër. E gjitha kjo nis me punën që bëjmë përditë. Kjo zonë dikur ka qenë komplet e djerrë. Fakti që sot po konturohet Pylli Orbital, nuk do të habitesha nëse nesër ky vend të kthehet në një hapësirë për shëtitje, vrap dhe ecje me biçikletë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Drejtoresha e BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, deklaroi se investimi drejt një Tiranë më të gjelbër i shërben edhe uljes së konsumit të energjisë dhe rritjes së cilësisë së jetesës.

“Përmirësimi i efiçencës së energjisë çon në konsum dhe fatura më të ulëta të energjisë dhe në përgjithësi cilësi më të mirë të jetesës dhe ne jemi të kënaqur që familjet në Shqipëri kanë qenë në gjendje t’i ndiejnë këto përfitime falë programit tonë GEFF,” u shpreh Solovova.

Ndërsa përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Andrea Vera nënvizoi faktin se qeveria shqiptare ka shtuar masat ndëshkimore për krimet mjedisore.

“Ne konstatuam se së fundmi qeveria shqiptare ka shtuar prioritetin për luftën ndaj krimeve mjedisore. Kjo është fantastike dhe ne do ju mbështesim edhe në këtë nismë. Ne kemi aktivitete dhe programe të ndryshme që do t’i bisedojmë për këtë çështje”, u shpreh ajo.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj nismave të tilla mjedisore.

“Efiçienca e energjisë është një burim i fuqishëm për t'u shfrytëzuar dhe kërkon një angazhim kolektiv për ta realizuar atë. Jemi të kënaqur që programi ka arritur tashmë rezultate të shkëlqyera dhe u ka mundësuar kaq shumë njerëzve në Shqipëri dhe më gjerë në rajon të përmirësojnë efikasitetin energjetik të shtëpive të tyre.”

Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër nga BERZH, BE dhe Austria ka mbështetur në katër vitet e fundit mbi 9,000 familje për të përmirësuar efiçiencën energjetike duke ofruar linja të specializuara kredie dhe fonde granti për investime në teknologjitë e gjelbra me vlerë mbi 45 milionë euro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 19/11/2021 10:38

    Pylli orbital i betonit...

    Përgjigju
  • Propaganda: 18/11/2021 23:06

    Po ku janë pemët o Demagog, vetëm Pallate e Vetrata Lokalesh që zaptojnë Trotuare e lulishte shohim të mbijnë përditë!!!???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja