BERZH kontribuon me disa qindra miliona euro në sektorin e energjisë dhe atë të transportit në Shqipëri. Qeveria njoftoi dje se ka arritur marrëveshje për një kredi në vlerë 218 milionë euro, që Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) do të japë për sektorin elektroenergjetik shqiptar.

Ministri Gjiknuri tha dje se kjo shumë do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare, që KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara si pasojë e keqmenaxhimit të saj.