BERZH:Korrupsioni 1 nga problemet
kryesore e të bërit biznes në Kosovë

BERZH:Korrupsioni 1 nga problemet<br />kryesore e të bërit biznes në Kosovë
Gara nga ekonomia informale, problemet me furnizim me energji elektrike dhe praktikat korruptive janë identifikuar tri pengesat kryesore për të bërë biznes në Kosovë sipas një analize të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH).

Lajmi është bërë i ditur nga BERZH-i të enjten ku thuhet më një komunikatë për media se ekonomia informale është përmendur nga pronarët e bizneseve në Kosovë si sfida kryesore, duke u llogaritur si 66 për qind e problemit të të bërit biznes.

Kjo shifër është më e larta në 30 shtete ku është bërë hulumtimi në fjalë. BERZH ka njoftuar se kjo është hera e pestë që së bashku me Bankën Botërore e kanë realizuar hulumtimin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014.

Hulumtimi është kryer me 15 mijë kompani të vendeve anëtare të BERZH-it.

Korrupsioni vazhdon të jetë një nga problemet kryesore të të bërit biznes jo vetëm në Kosovë, por BERZH nënvizon se është shënuar rënie në disa raste të korrupsionit si p.sh., pagesat joformale që priten apo kërkohen nga zyrtarët e taksave.

Raporti gjithashtu thekson në të gjitha vendet ku është kryer hulumtimi, është shënuar rënie edhe në pagesat joformale për zyrtarët që janë apo licenca për operim dhe importe.

Ndërsa rënia më e madhe është shënuar në pagesat joformale për zyrtarët publik në sektore si doganat, taksat, licencat etj. /Telegrafi/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër