Raporti vëren se shqiptarët kanë reduktuar konsumin ushqimor, vizitat te mjeku apo stomatologu. Eshtë rritur huamarrja në mënyrë informale, nuk kanë paguar fare ose kanë shtyrë pagesën e faturave.
NE 2011 60% e FAMILJEVE SHQIPTARE TE PREKURA NGA KRIZA
Raporti pasqyron ecurinë dhe zhvillimin ekonomik të 29 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Azinë. Nëse në Ballkan kriza ekonomike ka ndikuar në 40 % të familjave, në Shqipëri kriza ka ndikuar në 60% të familjeve. BERZH konstaton se këto familje kanë ulur konsumimin e ushqimeve, të vizitave mjekësore dhe tek stomatologu.
RRITJA EKONOMIKE 1.2 %
BERZH parashikon se për 2012 rritja ekonomike do të jetë vetëm 1.2 % dhe faktor kryesor është rritja e borxhit publik. BERZH bën apel për të pasur kujdes me borxhin publik i cili ndikon ndjeshëm në rritjen ekonomike. Sipas FMN rritja ekonomike për këtë vit është 0.5%, Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike me 2% ndërsa parashikimi i Ministrisë së Financave është 4.3%
(sg/shqiptarja.com)