Besëlidhja pas humbjes akuzon
Mamurrasin për blerje të arbitrit

Besëlidhja pas humbjes akuzon<br />Mamurrasin për blerje të arbitrit
Presidenti i ekipit të futbollit të Besëlidhjes Gjok Noka ka hedhur një lum akuzash për ndeshjen e së shtunës mes Besëlidhjes dhe Mamurrasit e cila u zhvillua në Lezhë.

“Arbitri i ndeshjes Enea Jorgji është blerë. Kam burime të sigurta se ai ka marrë një shumë parash që janë dhënë nga sekseri që ka qenë atë ditë në tribunën VIP, Ylli Çekiçi.

Arbitri na ndëshkoi pasi mori shumën e parave dhe e mbajti ndeshjen në favor të Mamurrasit.

Kërkoj që të zbardhet e vërteta dhe të jepet drejtësi për këtë ndeshje dhe te verifikohet pasi kemi dhe pamjet filmike” deklaroi ai.

Reagimi vjen me vonesë nga drejtuesit e Besëlidhjes për humbjen që i sposton nga gara për vendin e parë në grup pas humbjes.


e.h/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori