Aktori i humorit është i njohur për shakatë e tij në rrjetet sociale. Herë pas here Bes Kallaku poston foto të ndryshme nga jeta e tij e përditshme ku ndan detaje me të gjithë ndjekësit e tij. Para pak orësh humoristi ka shpërndarë një foto tipike të Besit. Aty shihet një kriko birrë dhe një pjatë e mbushur me domate, djathë dhe patate.

Foto e publikuar nga Bes Kallaku 

Lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka djath, domote, patate….,”- ka shkruar aktori krahas fotos. E shohim gjithmonë nëpërmjet postimeve, teksa Besi bën një jetë të rehatshme por mesa duket, që ai të jetë i lumtur mjafton të ketë edhe vetëm këtë pjatë.