Një foto e publikuar nga Bes Kallaku në rrjetet sociale është kthyer në temë diskutimi mes ndjekësve të tij. Jo për mesazhin që shoqëron postimin, por për një detaj që shumëkush nuk e la pa vënë re.

Në imazh, aktori shfaqet duke u lutur, ndërsa në gisht mban një unazë. Krahas fotos ai ka shkruar vetëm dy fjalë, “Faleminderit Zot”, duke zgjedhur si kolonë zanore këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, a thua sikur do të tregojë që pas vështirësive, tani po kalon një vit shumë të lumtur. 

Kaq ka mjaftuar që komentet të mbushen me pyetje dhe aludime nëse unaza lidhet me një zhvillim në jetën e tij personale. Megjithatë, Bes Kallaku nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka konfirmuar asgjë për domethënien e saj.

Prej disa kohësh, aktori ka pranuar publikisht se është në një lidhje me Ejonën, për të cilën ka folur me fjalë të ngrohta edhe në intervista. Ai ka treguar se partnerja e ka ndihmuar të rigjejë qetësinë pas një periudhe të vështirë, ndërsa më herët i ka kushtuar edhe një tatuazh me emrin e saj.

Pavarësisht interesit të madh të publikut, çifti ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes marrëdhënien e tyre, ndërsa postimi i fundit vetëm sa ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve. Jeta sentimentale e Bes Kallakut vazhdon të mbetet në 'lupën' e fansave, veçanërisht pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Dyshja, prindër të dy fëmijëve, konfirmoi ndarjen në vitin 2024.