Dihet tashmë që Bes Kallaku ka ndërmarrë një projekt shumë të rëndësishëm siç është realizimi i filmit “Falko” dhe e kemi parë që pjesë e kastit të madh të aktorëve do të jetë edhe këngëtarja Bleona Qerreti, por se sa është paguar dhe çfarë roli do të ketë na e tregoi sot aktori Besart Kallaku si i ftuari i parë i sezonit të ri televiziv në “Rreze Dielli” në Report TV
"Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pas kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…" u shpreh aktori gjatë bisedës në studion e 'Rreze Dielli' me moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci.
Pak ditë më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj festuan dy vjetorin e kurorëzimit të martesës së dashurisë së tyre. Kjo ditë e shënuar për çiftin nuk mund të ikte pa një surprizë, këtë herë nga ana e Xhensilës. Megjithatë si për fat Besi ia ka dalë që ta kuptojë surprizën para se të ndodhte dhe kjo nuk është hera e parë. Ai ka rrëfyer mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” se si e ka kuptuar që Xhensila I kishte kuhtuar diccka të veccantë.
"Xhensila kishte bërë gjithë atë surprizë aty tek oborri. Kishin ardh dhe nuk e di sa vetë aty tek oborri. Kishin ardh nuk e di se sa vetë që po merreshin me arredimin dhe më tha mua që kishte harruar fustanin dhe duhej ta merrja. I thashë a je në terezi, si të çoj në 9 të darkës për një fustan. E nejse, u nisa rrugës kur më merr një shoku im në telefon: O loku, të kanë hyrë ropt në shpi, i ke ke oborri. Leje o loku tha pastaj se qekan tu t’bo një surprizë. Xheni tha mooos, se ishte hera e tretë që tentonte të më bënte një surprizë dhe nuk i ecte. Kur donte të më bënte surprizë për 30 vjetor, nga dritarja e pallatit deri te parkingu i pallatit kishte heq gjithë makinat dhe donte të shkruante me qirinj 30. Unë siç isha shtrirë nga ora 11 gjysmë, çohem dhe nuk shkoj në banjo, por më kap tështima dhe dal në dritare. Ajo mendonte se do shkoja në banjë dhe kur më pa, tha mooos. Rasti tjetër ishte prapë një shok që nuk ia kishte fare haberin se do më bënin surprizë dhe më merr në tel e më thotë, a sa bukur qenkan tu ta bo o loku. Po këtë herën e fundit se prisja dhe u surprizova sepse unë nuk I lë rradhë të më bëjnë surpriza.", tha aktori gjatë bisedës në "Rreze Dielli"
Bleona Qerreti eshte paguar sa thoni ?
PërgjigjuNje te lepime