Besa e ish-sigurimsave dhe ‘gjyqi’ publik i Camajt dhe Koliqit

Perdja e sistemit monist ka rënë prej 3 dekadash, dhe në skenë mbeten ende për t’u diskutuar ngjarjet e asaj periudhe. Por a mund të rikonstruktohen këto ngjarje e personazhet e asaj epoke, duke i vendosur opinionit publik një tjetër perde të mjegullt, atë të ish-Sigurimit të Shtetit? Debati mbi "Dritëhijet" që Auron Tare u vesh dy kolosëve të jetës letrare dhe intelektuale të shekullit të XX, Camajt dhe Koliqit, gjeneroi një tjetër diskutim, atë të nevojës për një kënd të ri vështrimi, të distancuar nga sulmet e rrufeshme te diktaturës, përmes presionit e manipulimit. Studiuesi Çelo Hoxha, njëkohësisht edhe drejtues i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit tregon për “Report tv”, se pse sot është e nevojshme qe Dosjet e ish-Sigurimit duhet të lexohen me ftohtësi, dhe të dhënat që jepen në to, para se të trumbetohen duhet të vërtetohen nga burime të besueshme.

“Me dokumentet e Sigurimit të Shtetit duhet punuar si me të gjithë dokumentet që punojnë historianët. Një dokument, nuk mund të përdoret  i izoluar për një ngjarje të caktuar apo për një personalitet të caktuar. Dokumenti është një dimension i ngjarjes apo jetës së personit. Por edhe ngjarja, edhe personi duhet parë më në kompleks sesa një dokument”.

Dosjet e Sigurimit të Shtetit, përveçse të paligjshme, sipas tij, qëllim primar kanë pasur sulmin, deformimin e figurave, implikimin e tyre edhe me dhunë për të arritur qëllimet, që si shërbenin me shumë gjasa si shërbenin as të mirës së përgjithshme, e as zhvillimit të vendit.

“Sigurimi i Shtetit ka qenë një organizëm, sepse s’mund t’i thuash as institucion, pasi ka qenë i paligjshëm. Ka qenë një organizëm politikisht i orientuar me objektiva të qarta, që i ndiqte për interesa të veta. Në momentin që ajo ndjek interesin për politika të caktuara, ata njerëz janë të paragjykuar. Dokumentet e shërbimeve sekrete, të çdo lloj shërbimi sekret, nuk kanë vlerë juridike”, shton Hoxha.

Ndaj tridhjetë vite pas këtij regjimi, duhet reflektuar, nëse agjentët vullnetarë e të paguar të shtetit duhen parë si njerëz të besës, e ata që vunë themelet e jetës kulturore, si tradhtarë të këtij kombi.

“Problemi është; kush i detyroi ata që të merrnin informacion, kujt i duhej informacioni? Kush vepronte mbi bazë të këtij informacioni? Këta janë viktima. Rëndësia që i duhej dhënë, është se çfarë do mund të bëhej brenda hapësirës ligjore që ekziston. Mund të bëhej një ligj lustracioni në këtë rast, që kush ka qenë rrogëtar i Sigurimit të mos punonte në administratën shtetërore. Kush merr pension të veçantë, t’i hiqet edhe t’i jepej pensioni i zakonshëm. Pasi s’mund të marrësh pension të veçantë, kur ke qenë pjesë e një organizate kriminale. Kështu ka qenë Sigurimi. Sigurimi ka qenë një grupim njerëzor i paligjshëm. S’ka pas ligj për Sigurimin. Ne si ISKK kemi qenë për këtë mënyrë të parit të gjerave”, thotë studiuesi.

Torturat e zyrave të hetuesisë, ferrin që përjetonin viktimat, e kanë përshkruar tanimë ata që e kanë jetuar. Përballë tyre, pothuajse askush s'mund të thotë jo. Përndjekja e tyre, nuk ishte vetëm ndaj individit. Në këtë kontekst, a duhen paragjykuar Camaj dhe Koliqi, në bazë të disa faksimileve të shkëputura, si të ishim në gjyqet publike, ku dikush çohet me ftohtësi dhe në mes të sallës kërkon të rrëzohen Mitet? Apo figura të tilla meritojnë një studim të hollësishëm, konsultim me dokumente e ekspertë.

“E para, duhet që të jetë ndjeshmëria njerëzore. Kur flasim për bashkëpunëtorë të Sigurimit edhe dosjet e tyre. Duhet të kemi parasysh që njerëzit janë bërë bashkëpunëtorë me dhunë, nuk kanë pas shumë mundësi zgjedhje. Një pjesë kanë rezistuar, një pjesë u është bërë provokim mbi njerëzit e familjes. Prandaj edhe mua nëse do ma bënin atë presion, në ato kushte do të firmosja. Por ne si brez që se kemi pas atë fat të keq, duhet të jemi të kujdesshëm, nuk mund të akuzojmë njerëzit se përse kanë firmosur”.

Ernest Koliqi, Martin Camaj, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi e të tjerë personalitete, që lakohen në shkrime shumëfletësh, si mite që duhen rrëzuar, nuk u bënë të tillë prej bashkëpunimeve me shërbimet inteligjente. Miti i tyre u krijua falë veprës letrare  e veprimtarisë kulturore e intelektuale, që ishte në shërbim të zhvillimit të vendit. Dhe ndaj saj lexuesi s’duhet të distancohet.

“Ka një mënyrë për të vërtetuar se çfarë pune ka bërë ky njeri? Dakord, ka firmosë një ditë, por a ka dhënë informacion? Cilat janë pasojat e këtij informacioni? A është ky njeriu më i rrezikshëm apo ishte ai që merrte informacionin i tillë? Duhet parë këto gjëra. Në rastin e Camajt. Ai ka firmosë për personat të cilët ata i kërkonin informacionin, i ka lajmëruar edhe është larguar bashkë me ta”, shprehet studiuesi Çelo Hoxha.

Në dilemën, se sa i duhet besuar për të kuptuar atdheun e diktaturës, raporteve të ish-sigurimsave ka peshë fjala e institucioneve. Akademia është thirrur në skenë, por ende mbetet figurante në këtë debat, ndërkaq janë studiuesit e pavarur të letërsisë bëhen ‘gardianët’ e sotëm, që nuk pranojnë një Shqipëri, pa Camajn, Koliqin dhe vëllezërit Frashëri etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/07/2020 00:38

    Z.C.Hoxha po dokumentet e C.I.A dhe zbulimeve te tjera te huaja,qe jane shume me serioze,a I beson?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar