Krenaria e futbollit kosovar, Besart Berisha ka shënuar një tjetër gol me fanelën e skuadrës australiane Brisbane Roar me të cilën aktivizohet.

Numri i golave dhe sukseseve të tij gjithmonë është në ngritje dhe është bërë tradicionale që që pothuajse në çdo fundjavë të raportohet për sukseset e ish sulmuesit të kombëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Brisbane në takimin me Newcastle Jets ku aktivizohet edhe kosovari tjetër, Labinot Haliti fitoi me rezultat 2 me 1 si mysafir, ndërsa Berisha shënoj golin e parë në minutën e 13 të ndeshjes.

Me këtë gol, Berisha është larg sulmuesve tjerë si golashënuesi më i mirë në Kampionat pasi tashmë ka arritur në kuotën e 19 golave. Ai ka refuzuar riktyhimin në kombëtaren shqiptare, për shkak të largësisë, si dhe distancën që mbajti FSHF kur ai ishte në ligat amatore.