Seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur edhe tensione mes të arrestuarve. Burime për Report Tv mësojnë se në seancën me dyer të mbyllura, i arrestuari Besian Xhixha ka shpërthyer ndaj Nuredin Dumanit. Megjithëse Dumani, nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, pasi masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit, Besian Xhixha ka kërkuar ballafaqim me të . Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën. Në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.
“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”- tha rrëfyer Besjan Xhixha.
Por në lidhje me dëshminë e Xhixhës, ka reaguar për Report Tv, kreu i SPAK i cili ka deklaruar se i arrestuari po përdor alibi, pasi nuk ka asnjë lidhje me prokurorin Altin Dumani,
‘Nuk ka asnjë lidhje Altin Dumani me Nuredin Dumani, përveç se kanë mbiemër të njëjtë.’- ka thënë kreu i SPAK për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.
Kujtojmë se Besjan Xhixha bashkë me Enver Divën është arrestuar edhe si pjesë e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Lajmi kryesor:
DOSJA 'Plumbi i artë', 18 të arrestuarit lihen në burg! I penduari Nuredin Dumani e mëson në spital! 2 prej tyre s'kanë lekë për avokat, policia sjell gabimisht një person tjetër
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32