DOSJA 'Plumbi i artë', 18 të arrestuarit lihen në burg! I penduari Nuredin Dumani e mëson në spital! 2 prej tyre s'kanë lekë për avokat, policia sjell gabimisht një person tjetër

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, për të cilat Shqiptarja.com dhe Report Tv siguruan DOSJEN.  Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali. Për arsye sigurie mbahet i ruajtur me masa të posaçme. Dumani është lënë në ‘Arrest ne qeli’.   Për arsye sigurie masa i është komunikuar veçmas edhe të penduarit tjetër Henrik Hoxhaj si dhe ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushi.

Ndërkohë që familjet e Dumani dhe Hoxhaj janë marrë në mbrojtje! Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe ish-efektivi Palushi.

Edhe 15 të arrestuarit e tjerë u lanë në burg nga GJKKO. Shumica e të dyshuarve kundërshtuan akuzën duke mohuar të kenë një njohje me Nuredin Dumanin apo Henrik Hoxhaj dhe kërkuan ballafaqim me dëshmitarët e drejtësisë. Ndërsa Besian Xhixha, kërkoi ballafaqim me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kryer 12 vrasje dhe se pas çdo vrasje deklaronte se ka njohje me ministra e prokurorë.

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje  në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten, avokati është konstatuar në përgjime duke i kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej.

Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

GJKKO lë në burg 18 të arrestuarit 
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç
10.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
11.    Leonard Palushi, 41 vjeç
12.    Gentian Sharra, 48 vjeç
13.    Fatos Gosa, 54 vjeç
14.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
15.    Petrit Qoli, 51 vjeç
16.    Agron Qoli, 52 vjeç
17.    Agron Qafa, 48 vjeç
18.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
Gjykata lë në burg 18 të arrestuarit nga operacioni i SPAK,  ‘Plumbi i artë’

Gjykata lë në burg 18 të arrestuarit nga operacioni i SPAK,  ‘Plumbi i artë’.
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç
10.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
11.    Leonard Palushi, 41 vjeç
12.    Gentian Sharra, 48 vjeç
13.    Fatos Gosa, 54 vjeç
14.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
15.    Petrit Qoli, 51 vjeç
16.    Agron Qoli, 52 vjeç
17.    Agron Qafa, 48 vjeç
18.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Ora 20:50
'Plumbi i artë'/ Besjan Xhixha në GJKKO kërkon ballafaqim me Dumanin: Na tha se ka lidhje me 1 prokuror! Reagon për Report Tv kreu i SPAK, Kraja: Alibi, s'kanë asnjë lidhje

1653159431_page.jpg

Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani

Seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur edhe tensione mes të arrestuarve. Burime për Report Tv mësojnë se në seancën me dyer të mbyllura, i arrestuari Besian Xhixha ka shpërthyer ndaj Nuredin Dumanit. Megjithëse Dumani, nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, pasi masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit, Besian Xhixha ka kërkuar ballafaqim me të . Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën. Në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”- tha rrëfyer Besjan Xhixha.

Por në lidhje me dëshminë e Xhixhës, ka reaguar për Report Tv, kreu i SPAK i cili ka deklaruar se i arrestuari po përdor alibi, pasi nuk ka asnjë lidhje me prokurorin Altin Dumani,

‘Nuk ka asnjë lidhje Altin Dumani me Nuredin Dumani, përveç se kanë mbiemër të njëjtë.’- ka thënë kreu i SPAK për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Kujtojmë se Besjan Xhixha bashkë me Enver Divën është arrestuar edhe si pjesë e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ora 13:38
‘T’i merret familja në mbrojtje’ ish-shefi i policisë kërkon ndihmë! Futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit

1652961589_PALUSGHI.jpg

Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Avokati mbrojtës i ish efektivit Palushi i kanë kërkuar gjykatës që policia ti mbrojë familjen, pasi ai ka kryer 20 operacione dhe mund t’i rrezikohet jeta e familjarëve.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjtihccka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikur në 1-15 gusht 2020. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhni në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte  Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

 

Ora 13:12
Super gafë në GJKKO, policia ngatërron Ilirjan Feçin, sjell në seancë një tjetër

1652884638_Screenshot1.jpg

Seanca e sotme në ‘Plumbi i artë’ në GJKKO është shënuar edhe me një super gafë. Është sjellë në gjykatë një qytetar tjetër në vend të Ilirian Feçit i cili mbahet ne burgun e Shën Kollit.

Personat kanë pasur të njëjtët gjeneralitete, vetëm me ndryshim emrin e babait. I dënuari duhet të vinte nga burgu i Shën Kollit ndërkohë që është sjellë person tjetër nga Burgu 313 në Tiranë. 

Pasi kanë mësuar këtë fakt, gjykatësit kanë urdhëruar kthimin e personit të ngatërruar në ambientet e burgut dhe marrjen e Ilirjan Feçit të vërtetë, të cilit do t’i komunikohet masat e sigurisë pasi të mbarojnë me të tjerët

Ora 13:09
2 prej të arrestuarve nga ‘Plumbi i artë’ nuk kanë para për avokat! Ua cakton shteti

1653131324_Screenshot2.jpg

Florian Çekrezi dhe Asllan Plaku janë dy prej të arrestuarve nga operacioni ‘Plumbi i artë’. Report Tv mëson se ata nuk kanë marrë avokat pasi pretendojnë se nuk kanë para.  Avokati për ta është caktuar kryesisht.

Ora 11:20
Dumani mësoi sot masën në spital, i penduari i drejtësisë akuzohet për 17 krime! Nga 4 vrasjet te vjedhjet

1652966194_6400screenshot71649092666.png

Ndaj Nuredin Dumanit, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, tashmë i penduari i drejtësisë, rëndojnë 17 akuza. Dumani është arrestuar në maj të këtij viti pasi shkoi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Ndaj Nuredin Dumanit, rëndojën akuzat për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë, grup i strukturuar kriminal.

Akuzat

1.1  “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

1.2  “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

1.3  “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 , 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.4  “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

1.5  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.6  “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.7  “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.8  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.9   “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.10  “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.11  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.12  “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.13  “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

1.14  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.15 Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.16 “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.17 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ina: 22/05/2022 15:31

    si ka mundesi qe vazhdon akoma Pune nje prokuror i spakutkur del qe ka bere thavore nje vrasesi. si kam mundesi. qe A.Dumeni vazhdon pun ne spak

    Përgjigju
  • Kola: 21/05/2022 13:51

    Sa mir i ke qitur ne prit bab e bir per ti vrare mo bir kurve!tani kerkon mbrojtje pe familjen tate!mo kriminel si nuk tu dhimsen dy viktima per nje dore presh kriminelash,policia ka shum mostra si ky!eshte shum e veshtire per tu pastrua nga radhet e policis,edhe aksioni i policis u dekonspirua nga keto bandita me uniform.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja