TIRANË, 20 Shtator / ATSH - / Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar, në bashkëpunim me komunitetet fetare si dhe ndihmesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Fototekës Marubi, Arkivës së RTSH, Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, Drejtorisë së Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, Studio Nenshati Shkodër, u çel sot në sallën lindore të "MHK " ekspozita e titulluar "Besim" - Ekspozita e Klerit dhe Bashkëjetesës Fetare.
Ekspozita që vjen në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, e kuruar nga artistët Edi Hila dhe Zef Paci, është pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore lidhur me vizitën e Atit të Shenjtë, kishte në përmbajtje të saj mjaft Ikona, Portrete Klerikësh, si dhe një dokumentar, ku pasqyrohej Shqipëria në periudhën e diktaturës, e cilësuar si "periudha e marrëzisë".
300 të ftuar në nivel ambasadorësh, klerikësh, politikanësh dhe mjaft personalitete të fushave artistike në vend, pasi kanë shijuar koncertin "Vox Baroque" në atriumin e MHK-së interpretuar nga Abigela Voshtina dhe Jusuf Beshiri, janë drejtuar më pas drejt sallës ku ishte instaluar historia e besimit të shqiptarëve ndër vite, dhe bashkjetesës së tyre.
Qëllimi i kësaj ekspozite ishte pikërisht pasqyrimi i rolit dhe kontributit të klerit në Shqipëri para, gjatë dhe pas periudhës së diktaturës, sakrifica e tyre në breza, si dhe promovimi i bashkëjetesës ndërfetare, e cila është cilësuar si një "tipar dallues i shoqërisë shqiptare".
"Një ekspozitë jo si të tjerat, ku dielli lind andej nga perëndon" është shprehur edhe më parë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në fjalën e hapjes së ekspozitës, pasi falenderoi të gjithë klerët e besimeve fetare në vend për kontributin që dhanë, institucionet që e mbështetën organizimin, si dhe kuratorët Edi Hila dhe Zef Paci, u shpreh se "kulmon sot kalendari që i paraprin vizitës së Papës në Tiranë, me këtë ekspozitë e cila është e para në llojin e vetë, dhe që pasqyron jo vetëm sakrificat e këtyre njerëzve nga vuajtja në ringjallje,
burimi i jetes shek 18
por edhe tolerancën dhe bashkëjetesën e komuniteteve fetare gjatë gjithë kohës në Shqipëri, e cila është edhe kryefjala e kësaj ekspozite". "Kjo ekspozitë" vijoi Kumbaro, " u dedikohet atyre njerëzve që kanë treguar dhe tregojnë se besojnë si fëmijë me gjithë zemër".
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 20 shtator-30 tetor 2014.
/k.m//m.m/
/Shqiptarja.com