MITROVICE- Ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht në detin e Adriatikut, në Shëngjin një tjetër qytetar nga Kosova. Ai është Besim Gara, 45 vjeçar, i cili ka punuar si Drejtor Financiar në "RTV Mitrovica".

Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij përmes rrjetit social "Facebook". Po ashtu, kanë treguar se varrimi i të ndjerit bëhet ditën e sotme në varrezat e Mitrovicës në ora 16.00.

Bekim Gara i cili kishte ardhur me pushime me familjen e tij është futur për t’u larë në ujë, por pa e kontrolluar veten ai është futur thellë në ujë, ndërsa nuk dinte edhe notin.
 
Kjo i ka kushtuar jetën 46-vjeçarit, i cili u mbyt në ujërat e Shëngjinit, ndërsa përpjekja e pushuesve të tjerë për ta shpëtuar ka rezultuar e kotë, teksa e kanë nxjerrë në breg të vdekur.
 
Mungesa e kullave te vrojtimit dhe rojeve bregdetare vijon të mbetet një problem në plazhin e Shëngjinit.
 
Ekzistenca e këtyre të fundit mund të rezultonte vendimtare për 46-vjeçarin nga Mitrovica.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)