Besimtarët në Tiranë: Të shpallet
ditë feste shenjtërimi i Nënë Terezës

Besimtarët në Tiranë: Të shpallet<br />ditë feste shenjtërimi i Nënë Terezës
Ditë e shënuar. Shenjtërimi i Nënë Terezës është një ogur i mirë për besimtarët katolike dhe në mënyrë të veçantë për bekimin e dashurisë së çifteve të reja.
 
Kurorëzimi në martesë i të rinjve ka zënë hapësirë të veçantë në meshën e së dielës në kishën katedrale të Shën Palit, duke marrë si shembull mesazhet e forta të dashurisë që Nënë Tereza përcolli për njerëzimin.
 
Me emocion ndër besimtarët shqiptarë është përcjellë shenjtërimi i humanistes shqiptare Nënë Tereza.
 
Kisha katolike është kujdesur të krijojë atmosferë festive, në çdo kishë të saj. Kjo atmosferë festive, u reflektua me numrin e madh të besimtarëve që u përulen në nderim të veprës së humanistes së madhe Nënë Tereza në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
 
Drejtuesi i meshës në katedrale kujtoi se Nënë Tereza ishte misionare në rrugën e Jezu Krishtit.
 
Besimtarë të shumtë kishin zënë vend në këtë meshë të veçantë të së dielës. Ata përcollën përmes mikrofonit të Report TV, emocionet e kësaj ditë te shënuar për katolicizmin e në mënyrë të veçantë për mesazhet që përcolli për dashurinë dhe familjen Shën Tereza.
 
'Vijmë pothuajse çdo të diel por sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët dhe gjithë botën.
 
Nënë Tereza shpallet shenjt dhe duhej patjetër që sot të vinim
" shprehet njëra nga besimtarët.
 
Ndërsa një tjetër thotë se "Familja është kryesore jo vetëm në fenë e krishterë por për të gjitha fetë e botës kështu që dhe nënë Tereza është e shenjtë jo vetëm në fenë e krishtere por për të gjitha fetë e botës".
 
"Kjo e diel është e veçantë sepse sot bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës dhe për atë është shumë e lehtë të flasësh.
 
Gjithsecili mund të flasë pasi për të flasin veprat, flasin mirësitë që ka bërë për njerëzimin dhe për të varfrit dhe është një mesazh për gjithë njerëzimin për ata që drejtojnë dhe për të pasurit që të ndihmojnë të varfrit
".
 
Një besimtar italian që është martuar me një shqiptare deklaron se "Sot është data e veçantë për Nënë Terezën dhe ne si shoqata e dhuruesve vullnetarë të gjakut kemi organizuar një aktivitet dhe për dhurimin e gjakut.
 
Qytetarët dhe besimtarët janë të ftuar për këtë akt të mirë për solidaritetin. Unë jam italian dhe jetoj në Shqipëri dhe jam i martuar me shqiptare
".
 
Madje ka ndër besimtarë që propozojnë që të ketë një festë të shënuar në kalendar për Shën Terezën. "Për mendimin tim duhet të krijohet nje festë siç është për shenjtë e tjerë që ta kemi një festë që të lutemi dhe ne shqiptarët siç lutemi Shën Andun dhe ta lutim dhe këtë ditë".
 
Vepra e humanistes Nënë Tereza është celebruar këtë të diel me shenjtërimin e saj në Vatikan, ku papa Françesku drejtoi meshën në nderim të shenjtës Terezë.

foto dasme shen pali

foto dasme shen pali

foto dasme shen pali

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë