Besimtarët kundër Myftiut të Beratit: E duam nga qyteti ynë jo të ardhur nga Laçi! Shosha: S’po na zgjidh problemet me pronat

Disa besimtarë myslimanë në Berat kanë bojkotuar të premten Faljen e Namazit në xhaminë Mbret në shenjë protestë ndaj emërimit të Emirjon Vathajt në krye të Myftinisë. Edhe këtë të hënë Xhamia Mbret qëndron e mbyllur, ndërsa besimtarët i kryejnë ritet në 3 xhamitë e tjera të qytetit.

Ata shprehen për Report TV se Myftiu i ri me origjinë nga Laçi nuk i njeh problemet e komunitetit.

“Ne nuk kemi asgjë me emrin e personit por me KMSH-në. Nuk dimë ca kriteresh kanë vendosur që nuk i plotësuakan hoxhallarët e Beratit”, tha një besimtar. “Këtu kemi djem të shkolluar për këtë punë”, shton një tjetër.

Ndërsa një tjetër besimtar tha: “Desha t’i jap një këshillë ‘në kalldrëmet e qytetit tonë nuk ecet zbathur dhe vetëm’!”

Brenda një periudhe 1-vjeçare Myftia e Beratit është drejtuar nga tre myftinj nga Pogradeci, Fushë Labinoti, Elbasani dhe i fundit nga Laçi, i emëruar në fillim të këtij viti. Sipas imamit Eduard Shosha, qyteti i Beratit ka hoxhallarë që mund ta kryejnë këtë detyrë dhe mund të zgjidhin çështjen e pronave.

“Duam një Myfti që të jetë përditë me hallet tona, që të ngrejë zërin për çështjet e fesë dhe besimtarëve. Për çështjen e pronave dhe për ndërtimet pa leje përreth xhamive. Duam një Myfti të veprave jo fjalëve. Jo të rrijë atje në zyrë me kondicioner por të merret me hallet tona. Unë kam një apel për kreun e KMSH-së: Nuk zgjidh gjë me arrogancë! Ki frikë Allahun!”

Besimtarët myslimanë beratas kërkojnë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë largimin e Vathajt dhe emërimin e një Myftiu beratas.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/01/2023 17:37

    Cfare lodhje ka myftiu me pronat o koqe gomari ? Normal qe ky vend nuk ecen para me keta lloj idiotash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge