Beslidhja, Berisha në Lezhë:
Do integrohemi ne BE

TIRANE- Në qytetin e Lezhës përkujtohet sot 568 vjetori i Beslidhjes. Një sërë aktivitetesh nga Ministria e Kulturës dhe e Bashkisë janë planifikuar për tu zhvilluar sot. Në ceremoninë që u zhvilua sot paradite morën pjesë kryeministri Berisha, kryetari i bashkisë Lulzim Basha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe zyrtarë nga Kosova e Maqedonia, ndërkohë që u vu re mungesa e presidentit Topi.
Nga Kosova morën pjesë nënkryetari i kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, zv kryeministri i Kosovës, zv kryeministri i Maqedonisë.

Berisha tha se kjo ditë shënon në historinë e kombit një nga ditët më të vecanta ku Skënderbeu dhe fisnikë shqiptarë, 568 vjet më parë vendosën të krijonin shtetin e tyre, të bashkoheshin për të përballuar fuqinë më të madhe të kohës që kishte fshirë nga harta shtete e perandori të tjera

"Ne nderojmë shpirtin e bashkimit kombëtar. 568 vjet më parë në këtë qytet lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve, i bashkimit “një komb një qëndrim...Nderimi që mund ti bëjmë Skënderbeut është të ndjekim vizionin e tij dhe të bëjmë gjithcka për të vendosur Shqipërinë në BE, dhe të shndërrojmë trevat ku jetojnë shqiptarët në treva të zhvilluara”

Pranë Obeliskut u mboll një pemë ulliri, pema e simbolit të paqes dhe u ngrit flamuri shqiptar.

Ndërkohë që në orën 13:00 Aleanca KuqeZi do te zhvilloje nje tubim paqesor ne qytetin e Lezhes me rastin e pervjetorit te Beslidhjes se Lezhes. Tubimi paqesor do te mbahet tek sheshi Beselidhja ne qytetin e Lezhes.
(sg.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet