Besmir Beja është emëruar ditën e sotme në pozicionin e drejtorit të ri të Doganave.
Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.
Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit. Gazheli u ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Doganave, ku ishte emëruar që nga 1 tetori i vitit 2020.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Këto ndryshime janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Njoftim për Mediat:
Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
- Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.
- Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
- Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave
Komente










Urime Besmir!
Përgjigju