Në Iran, SHBA-të mund të kryejnë një sulm shumë më të keq sesa ai i qeshorit të vitit të kaluar. Deklarata u bë nga Presidenti amerikan Trump I cili iu rikthye mesazheve kërcënuese ndaj teheranit zyrtar të cili I bëri thirrje të ulet në negociata për programin bërthamor.
"Shpresojmë që Irani të ulet shpejt në tryezën e negociatave dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme, pa armë bërthamore, që të jetë e favorshme për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore",- shkroi Trump.
Trump konfirmoi në postimin e tij se aeroplanmbajtësja linkoln ka mbërritur në lindjen e mesme dhe është e gatshme tashmë për sulme.
"Është një flotë më e madhe se ajo e dërguar në Venezuelë. Është gati, e disponueshme dhe e aftë të përmbushë misionin e saj me shpejtësi dhe dhunë nëse është e nevojshme",- shkroi Trump.
Përgjigja e Iranit erdhi nëpërmjet misionit të tij në OKB, i cili shprehet pro dialogut por duke kërkuar atë që e quan respekt të ndërsjelltë, përndryshe do të përgjigjet si asnjëherë tjetër.
"Irani është i gatshëm për dialog të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta, por nëse shtyhet në qoshe, do të mbrohet dhe do të përgjigjet si kurrë më parë",- thuhet në përgjigjen e Iranit.
BE deklaroi se palët duhet ti japi shans diplomacisë në një reagim ndaj mundësisë që SHBA të sulmojë iranin në orët e ardhshme. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet e Jashtme, Anouar El Anouni, gjatë konferencës së përditshme për shtyp, tha se BE u bën thirrje të gjitha palëve, shtetërore dhe jo-shtetërore, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, të tregojnë përmbajtje dhe të përmbahen.
Situata në Iran ndërkohë është tragjike prej javësh. Bilanci I përplasjeve mes civilëve dhe agjentëve iranin të sigurisë sipas Human Rights Activists Njuz Agency u përkeqësua duke shkuar në 6.221 të vdekur në protesta.
Por numri mund të jetë frikshëm më I lartë se kaq. Revista Time, e cila citoi dy zyrtarë të lartë të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, raportoi të hënën se rreth 30 mijë persona mund të jenë vrarë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump të mos e sulmojë Iranin, por të rifillojnë bisedimet për armët bërthamore.
Fidan sugjeron që të dy vendet duhet të rifillojnë dialogun dhe të shmangin një konfrontim ushtarak.
"Është gabim të sulmosh Iranin. Është gabim të fillosh luftën përsëri. Irani është gati të negociojë përsëri për armët bërthamore", tha ai për Al Jazeera.
Diskutimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqen bërthamore kanë bërë pak përparim dhe u ndalën kur SHBA-të bllokuan objektet bërthamore të Iranit qershorin e kaluar.
Misioni i Iranit në OKB ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se nëse Teherani nuk bën marrëveshje, do të sulmohet.
Përmes një deklarate, Misioni u shpreh se Irani kërkon dialog, por nëse do sulmohet, do përgjigjet si kurrë më parë.
“Herën e fundit që SHBA-të u përfshinë gabimisht në luftërat në Afganistan dhe Irak, ato shpërdoruan mbi 7 trilionë dollarë dhe më shumë se 7 mijë amerikanë humbën jetën. Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse shtyhemi drejt një sulmi, do të mbrojë veten dhe do të përgjigjet si kurrë më parë!”, thuhet në deklaratë.
Last time the U.S. blundered into wars in Afghanistan and Iraq, it squandered over $7 trillion and lost more than 7,000 American lives.
— I.R.IRAN Mission to UN, NY (@Iran_UN) January 28, 2026
Iran stands ready for dialogue based on mutual respect and interests—BUT IF PUSHED, IT WILL DEFEND ITSELF AND RESPOND LIKE NEVER BEFORE! pic.twitter.com/k3fVEv1rus

Presidenti i Iranit ka paralajmëruar se paqëndrueshmëria rajonale "nuk i sjell dobi askujt", ndërsa rritet frika për një konflikt të mundshëm me SHBA-në.
Uashingtoni ka lënë të kuptohet në javët e fundit se po shqyrton një sulm kundër Iranit në përgjigje të shtypjes së protestuesve nga Teherani, e cila ka lënë mijëra të vdekur.
SHBA-të kanë zhvendosur një aeroplanmbajtëse në rajon javën e fundit.
Masoud Pezeshkian kritikoi "kërcënimet" e SHBA-së në një bisedë telefonike me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, duke thënë se ato "synonin të prishnin sigurinë e rajonit dhe nuk do të arrinin asgjë tjetër përveç paqëndrueshmërisë".
"Presidenti vuri në dukje presionet dhe armiqësitë e fundit kundër Iranit, duke përfshirë presionin ekonomik dhe ndërhyrjet e jashtme, duke deklaruar se veprime të tilla nuk kishin arritur të minonin qëndrueshmërinë dhe ndërgjegjësimin e popullit iranian", tha një deklaratë nga zyra e Pezeshkian.
Komente









Or qen bir qeni ti nuk kercenon Iranin per vete por kete e ben per Izraelin ,programi berthamor nuk te pengon ti por Izraeli e shtyn poullin Amerikan per interesin e dikujt dhe te Trapit .
Përgjigju