Besnik Bare-Bashës:E ke
degraduar Tiranën si mos më keq

Besnik Bare-Bashës:E ke<br />degraduar Tiranën si mos më keq
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare ka reaguar ndaj deklaratave të Bashës për investimet e bëra në kryeqytet duke i kujtuar këtij të fundit edhe premtimet e pambajtura.

“Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më parë.”- tha Bare.

Por Bar ka saktësuar edhe se investimi për rindërtimin e shkollës Qemal Stafa është bërë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare,
 
“Edhe kur përpiqet të bëjë ndonjë punë për qytetin, si në rastin e shkollës Qemal Stafa që për hir të së vërtetës është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare, kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe.”-tha Bare.
 
Deklarata e plotë e deputetit të PS, Besnik Bare
Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie, jo për një kryetar partie që aspiron të bëhet Kryeministër. Ky ishte slogani i Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Atëherë kur premtoi shtimin e punësimit në Tiranë, uljen e çmimit të bukës, rrugë, trotuare, ndriçim, parqe të reja.

Kur premtoi kampusin e ri universitar, shkolla e kopshte të reja. Kur premtoi sigurisht tramin dhe zhdukjen e trafikut në Tiranë.
 
Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më parë.
 
Edhe kur përpiqet të bëjë ndonjë punë për qytetin, si në rastin e shkollës Qemal Stafa që për hir të së vërtetës është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare, kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe.
 
Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët dhe s’ka bërë asnjë punë në çdo zyrë ku është futur.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)