Viti 2014 rezultoi pozitiv për shumë futbollistë shqiptarë që luajnë në kampionatet më të mira në Europë, por jo vetëm, pasi i tillë ka qenë edhe për trajnerin e Anderlechtit, Besnik Hasi. Shqiptari nga Kosova është shpallur “Trajneri i Vitit” në Belgjikë pas një edicioni mjaft të mirë që ka zhvillua me ekipin e tij.
Hasi e mori drejtimin e Anderlechtit në muajin mars të 2014 dhe arriti që ta shpallte kampion skuadrën e tij edhe pse ishte 6 pikë pas vendit të parë. Anderlechti realizoi një paraqitje të mirë edhe në Champions League në fazën e grupeve ku zuri vendin e 3.
Në votim morën pjesë kapitenët dhe trajnerët e skuadrave të Ligës së parë belge, Hasi la pas trajnerin e Club Brugge, Michel Preud Homme dhe atë të Lokerenit, Peter Maes. Pas marrjes së çmimit gjakovari, Hasi foli në shqip duke përshëndetur edhe të gjithë shqiptarët që ndodhen në Belgjikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com