Kandidati për Kryeprokuror të Përkohshëm, Besnik Muçi, prokuror te Krimet e Rënda, ka shpalosur platformën e tij për këtë post para Komisionit të Ligjeve. Besnik Muçi deklaroi se ka hetuar dosje tepër të rëndësishme, mes të cilave përmendi atë të Bandës së Lushnjes.
/Shqiptarja.com
“Kam hetuar dosje të rëndësishme. Kam hetuar çështjen për bandën e Lushnjës dhe persona të dënuar për trafikun e lëndëve narkotike. Kam kontribuar gjithashtu edhe në ligjin për konfiskimet”, tha Muçi.
Më tej, Besnik Muçi sulmoi dhe kryeprokurorin në largim, Adriatik Llallën, teksa tha se ka vepruar në konflikt të pastër interesi.
“Prokurori i Përgjithshëm ka vepruar në konflikt të pastër interesi”, shtoi kandidati Muçi.
d.c./shqiptarja.com










