TIRANE - Besnik Mustafaj ka deklaruar se kreu i ri i PD Lulzim Basha duhet të shmangë autoritetin mbytës të Berishës. “Përtej të gjitha problematikave, duhet thënë se Basha ka legjitimitet të plotë sepse ai ka marrë shumicën e anëtarësisë së PD. Unë e mbështes si një veteran i PD, por Basha ka urgjentisht disa sfida, dhe e para është caktimi i kufirit për Berishën, nëse s’e bën, do jetë i paaftë të vendosë autoritetin e liderit të kësaj partie".

Sfida e parë urgjente e Bashës është caktimi i kufijve për Berishën, që të tregojë se është kryetari. Berisha sot bëri një gabim, që i caktoi programin kryetarit të partisë. Sfida e dytë është të zgjojë PD, që është në gjendje të traumatizuar sa nuk ka as listën e anëtarësisë”, ka deklaruar Mustafaj për TCH. Sipas tij, Basha ka një vizion bashkues dhe jo përçarës.

Lidhur me deklaratën e Olldashit, ai i bën një vërejtje serioze me sjelljen politike të tij. “Ai nuk duhej të bënte këtë dalje në ministri, por në selinë e PD, sepse është alternativa për lidershipin e PD. Pjesa tjetër më duket një sjellje prej politikani, sjellje normale”, thotë Mustafaj.

Ndërkohë që, të hënën Mustafaj shkruante në Facebook pas votimit se "shpresoj që kryetari i ri do të ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetëpër kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi "një anëtar një votë" të fitojë vlerën e vërtetë". Më poshtë komenti i plotë i Mustafajt:

besnik mustafaj

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/mag/shqiptarja.com)