Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, aty ku çdo ditë pacientë nga e gjithë Shqipëria përballen me trajtime të gjata, të lodhshme dhe emocionalisht sfiduese, Fondacioni Mane ka realizuar një ndërhyrje të rëndësishme që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit dhe mënyrën se si pacientët e përjetojnë procesin e trajtimit.
Falë dhurimit të 30 poltronëve të rinj, të parametrave modernë,si dhe përmirësimit dhe zgjerimit të hapësirës së trajtimit, tashmë janë rritur ndjeshëm kapacitetet e ofrimit të terapisëditore. Përmes kësaj ndërhyrjeje u krijua gjithashtu edhe një hapësirë e re për marrjen e kemioterapisë dhe salla e pajisur me poltronët e posaçëm është plotësisht në dispozicion të pacientëve. Me sallat tashmë në gjendje dinjitoze, SpitaliOnkologjik ka kapacitetet për të trajtuar të gjithë pacientët ditorë.
Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane vizitoi personalisht hapësirën e rehabilituar, duke parë nga afër ndërhyrjen.
“Pasi u informua mbi nevojën, Fondacioni Mane iu përgjigj menjëherë situatës, duke marrë masa të menjëhershme që poltronët të vijnë në kohë rekord, gjithashtu edhe të ndihmojë për rinovimin e ambienteve.” u shpreh ai.

Samir Mane premtoi se “Këto kushte dinjitoze jemi të gatshëm t’i krijojmë edhe nëspitalet e qyteteve të tjera, në mënyrë që pacientët ta marrin trajtimin e kemioterapisë sa më afër shtëpisë!”
Prof.Dr. Helidon Nina, Drejtor Mjekësor i Spitalit Onkologjik, falenderoi Fondacionin Mane për mbështetjen. Sipas tij, “ndryshimi është mbi të gjitha funksional dhe tani kushtet janëoptimale për të trajtuar afërsisht 100 pacientë në ditë, sipas njëplanifikimi që i ndihmon vetë pacientët në radhë të parë”.
Ky angazhim është pjesë e misionit të Fondacionit Mane për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien në komunitet, duke investuar aty ku ndikimi është i menjëhershëm dhe ku ndryshimi prek drejtpërdrejt jetën e njerëzve.
Komente










Bravo shume mire ! Biznesi duhet ti beje presion qeverise te behen edhe hekurudha keshtu vjen me shpejt punetori nga qytetet ngjitur ne metropol dhe ne Pune ! Nga Kamza - Tiranë nje metro (Kamez qender-UBT-Paskuqan-Blv Ri Tiranë ) I sjell per 3-5 min punonjes ne metropol kjo i jep biznesit fuqi zgjedhje dhe rrit investime ! Biznesi e ka zhvilluar Shqipërine
PërgjigjuPershendetje dhe falenderime nga larg per Fondacionin me emrin e biznesmenit te shquar shqiptar Samir Mane!
PërgjigjuKu ka me mire! Dhe akoma me e vlefshme eshte qe keto nderhyrje do te realizohen ne te tjera hospitale te rretheve. Falrminderit!
Përgjigju