Betaja e rradhës e Kosovës në Interpol, Serbia përpjekjet e fundit kundër anëtarësimit
Interpol, Organizatë ndëkombëtare e policisë
Kur na ndajnë pak javë nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku pritet marrja e vendimit për Kosovën, nëse ajo do të arrijë të anëtarësohet në këtë mekanizën të rëndësishëm ndërkombëtar policor, Beogradi duket se po bën përpjekjet e fundit për ta bllokuar këtë.
Kosova ka aplikuar për vendin anëtar të kësaj organizate, deri tani asnjë siguri nuk është ofruar që vendimi për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të jetë këtë herë pozitiv.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëkohësisht Anëtari i komisionit për Siguri,në Kosovë Daut Haradinaj, ka deklaruar së fundmi se ende mbetet shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim .
Ndërkohë, Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, në Kosovë ka thënë së fundmi se Serbia po përpiqet të bllokojë me çdo mënyrë këtë proces dhe se ekziston rreziku që ajo të bëhet një pengesë në këtë çështje.
Lidhur me këtë çështje, më herët shefi i INTERPOLI-it serb Milan Dimitrijevic, e konsideroi përpjekjen e re që Kosova po bën për anëtarësimin e saj në këtë organizatë, një shkelje e rregullave ligjore që kërkohen për anëtarësimin dhe nje rrezik për interesat e qytetarëve serbë.
Ndërkohë,sipas "Zëri-t" Ministria e Punëve të Jashtme në Kosove në një reagim të saj i konsideroi të gabuara përpjekjet e Serbisë për të penguar Kosovën në këtë hap të saj.
“Anëtarësimi në Interpol është vetëm çështje e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Bota është e angazhuar sot në luftimin e këtyre dukurive negative dhe anëtarësimi i Kosovës aty, i kontribuon vetëm paqes dhe sigurisë”, thuhet në një deklarate të MPJ të Kosovës.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06