Beteja e Shqiptarja.com
kundër “gjuetarit” të romëve

TIRANE - TV A1Report dhe Shqiptarja.com kanë qenë realisht të vetmet media në vend që kanë denoncuar publikisht që në fillim veprimet e Bashkisë së Tiranës dhe kanë ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit rom duke i përcjellë shoqërisë zërin e tij.

11 KORRIK: FLORENC HOXHA SHAN GRATE ROME
Historia filloi më 11 korrik teksa vend grumbullimi pas burgut 313 ku romët depozitojnë mbeturinat plastike, u shndërrua në një vend “përleshje” mes policisë bashkiake dhe romëve. Ish Kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha, me shoqëruesit e tij, pavarësisht kundërshtimeve të forta të romëve dhe të pronarit që kishte këtë pikë grumbullimi u futën brenda saj dhe kanë marrë motorat .
Madje, në këtë pikë pati edhe një "përleshje" mes ish kreut të policisë bashkiake Hoxha, i cili nxorri shkopin e gomës dhe filloi t'i ofendojë ata dhe vetë romët. (Video u rregjistrua nga vetë romët dhe u transmetua në A1 Report e në versionin online të Shqiptarja.com)

19 KORRIK: VIDEO E DYTE E POLICISE BASHKIAKE
Gjuetia e dytë nda romëve vijoi më 19 korrik me aksionet speciale të policisë bashkiake të drejtuar nga Florenc Hoxha për të sekuestruar dhe bllokuar ngarkesat metalike dhe me kanaçe që mbledhin romët për t’i shitur për skrap për të siguruar mbijetesën. Në pamjet ekskluzive dukej qartë sesi policia bashkiake hyn nëpër banesat e romëve dhe merr forcërisht thasët e mëdhenj plastikë të mbushur me kanaçe për t’i vendosur në kamionët e mëdhenj të bashkisë. Pamjet ngjasojnë me një situatë lufte: policia që ndërhyn forcërisht mes romëve, gra dhe burra romë që lëvizin të çorientuar dhe reagojnë ndaj këtij aksioni si dhe fëmijë që bërtasin të tmerruar.

19 KORRIK: POLICIA BASHKIAKE “GJUETI” EDHE GJATE NATES
Aksionet e Policisë Bashkiake ndaj romëve vijuan edhe gjatë natës për të sekuestruar dhe bllokuar ngarkesat metalike që mblidhen nga romët. Në një video ekskluzive nga gazeta Shqiptarja.com dhe TV A1 Report është filmuar vetë Florenc Hoxha që drejtonte ekipin për bllokimin e romëve, ndërsa mblidhnin kanaçe. Florenc Hoxha spikati praninë e medias dhe ndali makinën e gazetarit duke e akuzuar se po i bëhej shantazh. Dukej e çuditshme që drejtori i Policisë Bashkiake të ishte vetë drejtues i një operacioni që ka për qëllim bllokimin e disa qytetarëve romë që nuk përbëjnë kërcënim për askënd.

1 GUSHT: AKUZA E AMNESTY INTERNATIONAL
Aksionet e autoriteteve lokale dhe Bashkisë së Tiranës dhunojnë të drejtën për të jetuar të komunitetit rom, veçanërisht të fëmijëve. Akuza tepër e rëndë erdhi nga Amnesty International, organizatë me famë botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Sipas Amnesty, që kur operacioni i Policisë Bashkiake hyri në fuqi në qershor, 92 persona janë gjobitur ndërsa u janë konfiskuar mjetet e punës. Dhe kjo është shqetësuese sepse “rreth 700 familje rome në Tiranë e kanë mbledhjen e mbeturinave si të vetmin burim jetese”.

5 GUSHT: PAS DENONCIMEVE NE SHQIPTARJA.COM TOTOZANI KERKOI SHKARKIMIN
Menjëherë pas denoncimeve të shumta në A1 Report dhe Shqiptarja.com përmes videove dhe pamjeve të dhunës ndaj komunitetit rom nga ish kreu i Bashkiakes,, si dhe nga reagimi i organizatës me famë botërore për të drejtat e njeriut Amnesty International, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se asnjë funksionar i shtetit që ushtron dhunë nuk duhet lejuar të vazhdojë punën e tij dhe duhet shkarkuar nga detyra, ndërsa kërkoi një vëmendje më të madhe ndaj këtij komuniteti.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)