Përballja gjyqësore e ish kryeprokurores Ina Rama me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin e Republikës përfundon në Gjykatën e Lartë. Me një kërkesë rekurs depozituar më dt.16 janar 2016 KLD kërkon të rrëzojë vendimin e Apelit Administrativë që i jepte të drejtë Ramës për t’u rikthyer në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, detyrë që ka mbajtur para se të bëhej kryeprokurore.

Por pas përfundimit të mandatit këtë të drejtë ja ka mohuar KLD dhe Presidenti i Republikës me të cilët ajo ka 2 vite që përballet nëpër gjykata.

Fillimisht ajo humbi procesin në shkallën e parë pranë Gjykatës Administrative për ta rifituar atë më pas në Apelin administrativë më një vendim të datës 26 tetor 2015.

Me këtë vendim të Apelit Adminisitrativ s’është pajtur KLD e cila kërkon nga Gjykata e Lartë të i mohohet kjo e drejtë ish kryeprokurores.

Prej largimit nga posti i kryeprokurores Ina Rama nuk është më në një funksion publik por punon në një biznes privat si drejtuese e departamentit juridik.

ceshtje gjyqesore
Kliko këtu për ta parë më të madhe

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)