Beteja me kancerin, vdes
këngëtari Robbin Gibs

Beteja me kancerin, vdes<br />këngëtari Robbin Gibs
LONDER- Këngëtari Robin Gibbs i grupit Bee Grees u nda nga jeta në moshën 62 vjecare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmi për vdekjen e këngëtarit u dha nga familja e cila deklaroi se po njoftonte me trishtim të madh ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.
“Familja e Robin Gibb njofton me hidhërim të madh se Robin vdiq sot pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrë” , thuhej në njoftimin e familjes, duke kërkuar ruajtjen e privatësisë së këtij momenti të vështirë.
Karriera muzikore e këngëtarit të njohur britanik nisi kur ai së bashku me vëllezërit e tij Barry dhe Maurice themeluan grupin tashmë të njohur në vitin 1958.
Grupi Bee Grees ka njohur shitjet më të mëdha të hiteve muzikore që përfshin 5 dekada.
Dashamirës dhe njerëz të njohur të muzikës e përshkruajnë këngëtarin si një “ndër figurat më të mëdha në historinë e muzikës britanike”.

Vëllezërit Gibb lindën në ishullin Man, por u rritën në Mancester dhë më vonë lëvizën në Australi.
Që nga vitit 1960 ata numërojnë rreth 200 miljon disqe të shitura në mbarë botën.

"Arritjet e tyre kanë qenë monumentale” shprehen këngëtarë dhe dashamirës të grupit.
Problemet me shëndetin për Robin Gibbs nisën që në vitin 2010 ku ai u diagnostikua me kancerin në zorrë.
Pamja e tij e dobësuar vitet e fundit nxiti spekullimet në shtyp ku shkruhej se ai ishte pranë vdekjes. Por më pas ai tha BBC se kishte arritur shërim “spektakolar” dhe ndihej në formë për në skenë.
Muajin e kaluar këngëtari ra në koma.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut