Beteja me ndërtimet pa leje/ Vendimi: Mbikëqyrës për çdo ndërtues, do raportojë brenda 5 ditëve shkeljen e lejes dhe shtesat e kateve

Lufta me ndërtimet pa leje, nuk është vetëm një betejë ligjore me biznesmenët që abuzojnë, por është dhe betejë për të ‘pastruar’ imazhin e qeverisë, përballë akuzave të opozitës që pas kullave fshihet mazhoranca.

“Këtë problematikë e ngritëm ne, e ngritëm dhe natyrisht e ngritëm për një arsye shumë të thjeshtë; sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi, nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonën prapa kullave apo pallateve”, tha Rama. 

Vendimi i qeverisë për të sekuestruar dhe konfiskuar ndërtimet pa leje apo shtesat e kateve, erdhi si domosdoshmëri për të frenuar abuzimet të cilat po lejoheshin hapur edhe nga drejtësia. 

“Ky është një mjet i ri që ne përdorim që ka dalë duke parë se çfarë shtegu ka mbetur hapur. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, do ta mbylli reforma, do ta mbylli një proces që kërkon kohën e vet, por ama ne mund ta bëjmë krejtësisht absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katrorë”, tha Rama. 

Mirëpo nuk do të ketë vetëm bllokim të objektit, sekuestrim, gjobë, konfiskim dhe ndjekje penale për ndërtuesit që shkelin lejet që marrin. Këshilli i Ministrave nëpërmjet një vendimi të miratuar ka vendosur që për të gjitha ndërtimet që do të bëhen të caktohet një mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë të gjithë mbarëvajtjen e punimeve. 

Sipas vendimit të qeverisë mbikëqyrësi ka detyrimin të njoftojë on-line brenda 5 ditëve në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëpërmjet këtij sinjalizimi, do të ndërhyhet në kohë për të parandaluar shkeljet e kontratave me lejet e ndërtimit, siç është rasti i ndërtimit të kateve shtesë.

Mbikëqyrësi do të jetë një person fizik ose juridik i licencuar për ushtrimin e aktivitetit për mbikëqyrjen e punimeve, i regjistruar në QKB dhe që disponon një NIPT. Mbikëqyrësi do të caktohet nga vetë zhvilluesi, i cili e ka të detyrueshëm, dhe do të kontraktohet duke pasur parasysh llojin e punimeve që do të mbikëqyren në zbatimin e veprës. 

Po ashtu në nenin 11 në pikën 2 të vendimit thuhet se “Në rastin e punimeve shtesë, mbikëqyrësi kërkon nga zbatuesi i punimeve prova dhe inspektime shtesë për të verifikuar konformitetin e punimeve me projektin e specifikimet teknike, sipas kushteve të kontratës. Këto punime shtesë janë objekt i një raportimi të veçantë pranë autoritetit që lëshon lejen e ndërtimit në sistemin on-line të lejeve të ndërtimit”. 

Në përfundim të ndërtimit, mbikëqyrësi kontrollon dhe përllogarit koston përfundimtare të objektit, duke përputhur vlerën e preventivuar dhe të kontraktuar me atë të paraqitur në situacionin përfundimtar, si dhe bën sqarimet përkatëse në rastet e mospërputhjes. Për raportin përfundimtar mbikëqyrësi mban përgjegjësi ligjore.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) VENDIMI PER MBIKQYRESIT E PUNIMEVE

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 29/09/2022 09:42

    meqe keni vullnet atehere prish cdo gje pa leje nga keta "ndertuesit" dhe je ne rregull,perndryshe nuk je i besueshem ...

    Përgjigju
    • Aaa: 29/09/2022 11:17

      Ti legalizojme njehere katet, sidomos ato ne qender te kullat se aty jane milionat, pastaj ta shohin te gjithe sa te besueshem do behemi, per ca kohe dmth. Pastaj rifillojme te njejten pas ca vjetesh se duhen miliona te tjera.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë