Beteja midis Turqisë dhe Sirisë në Idlib, vriten katër ushtarë turq dhe 30 sirianë

Beteja midis Turqisë dhe Sirisë në Idlib, vriten katër ushtarë turq dhe 30 sirianë

Lufta në Siri ka vazhduar me konfrontimin e parë të drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura të Turqisë dhe forcave të qeverisë siriane.

Gjatë natës, artileria e Bashar al-Asad goditi një autokolonë të ushtrisë turke përgjatë autostradës Alepo-Lattakia, afër qytetit të Sarabiq, në provincën e Idlib.

Gjatë bombardimit u vranë 4 ushtarë turq dhe u plagosën 9 të tjerë.

Përgjigja ushtarake e Turqisë ishte masive. Avionë F-16 shënjestruan vendosjet siriane përgjatë gjithë frontit të Idlib duke vrarë 30 ushtarë të forcave të Asad.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se hakmarrja "do të vazhdojë" për të ndihmuar "vëllezërit sirianë", domethënë rebelët e provincës Idlib dhe i kërkoi Rusisë të mos përfshihet.

Erdogan tha gjithashtu se ishte gati të fliste me presidentin rus Vladimir Putin për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë