Turqi Francë përplasje për situatën në Nagorni Karabakh! OKB: Ndalni luftimet...Jerevani mund të njohë pavarësinë e Rajonit (VIDEO)

Thirrjet e ndërkombëtarëve për ulje në bisedime, nuk kanë qetësuar aspak konfliktin në Nagorno-Karabakh. Luftimet kanë hyrë në ditën e katërt dhe mundësitë për një konflikt në shkallë të gjerë po rriten orë pas ore.

Në një kohë që Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin  për shkëmbime zjarri në territorin e njëri-tjetrit dhe refuzuan  kërkesat e ndërkombatarëve për bisedime paqësore, konflikti në  Nagorno-Karabak po  jep shenjat e një luftë të gjithanshme.

Incidentet sinjalizuan një përshkallëzim të mëtejshëm  pavarësisht thirrjeve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe të tjerët për të ndalur luftimet.

Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev, përjashtoi prerazi çdo mundësi bisedimesh. Kryeministri armen Nikoll Pashinyan  tha se nuk mund të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë.

Dhjetëra njerëz janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene shpërthyen të Dielën. 

Këshilli i sigurimit I kombeve të Bashkuara , në një deklaratë të miratuar unanimisht më 29 shtator shprehu mbështetje për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, që palët të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata.

Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen., pretendim i cili u hodh poshtë nga Ankaraja.

Nagorno Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, por armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit.

 Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin që kur  kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta.

Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Konflikti Azerbajxhan-Armeni/ Dalin pamjet e sulmit me dronë ndaj ushtarëve armenë në rajonin e Nagorno-Karabakh

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut.

Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion me materiale luftarake në bazën e tyre ushtarake.

Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.

Videot e para nga luftimet kanë treguar automjete plot njerëz, milicë të kombësive të dyshimta, sulme ndaj automjeteve tokësore.

Mendohet se Erdogan ka dërguar në zonat e luftimit "legjionët e tij të huaj" në mbështetje të trupave aleate: mercenarë të cilët, sipas akuzave, kanë mbërritur nga fronti sirian.

Ankaraja gjithashtu ka dërguar për Azerbajxhanin edhe dronë luftarakë të sofistikuar të cilat kryejnë operacione kirurgjikale kundër automjeteve armene dukshëm të paaftë të reagojnë ndaj sulmeve nga qielli.

Por sipas analistëve ushtarakë të luftës dhe siç pretendohet edhe nga Sebastien Roblin në ‘Forbes’, dronët e prodhuar në Turqi janë praktikisht identikë me famëkeqin TB2 Bayraktar, një mjet ajror luftarak pa pilot dhe i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca, të njëjtët dronë që Ankaraja përdori në Libi dhe Siri për të mbështetur aleatët dhe njësitë e saj të pranishme në territor.

Sidoqoftë, ajo që është intriguese në këtë fazë të konfliktit është kush mund t'i drejtojë fizikisht këta Bayraktar pas vijave armike armene. Përgjigja më e thjeshtë do të ishte: dora turke, shumë më me përvojë në përdorimin e tyre

Ora 15:33
Nagarno-Karabakh/ Çfarë duhet të dimë në lidhje me konfliktin dhe pse shpërtheu tani

Dhuna midis forcave armene dhe azerbajxhanase në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut rinisi të dielën. Këto janë luftimet më të rënda që nga viti 2016, brenda një konflikti që po zvarritet për vite me radhë. Thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për një armëpushim deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Por pse kanë filluar përplasjet përsëri tani?

Ja çfarë duhet ditur në lidhje me konfliktin

Ish shtetet Sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë zhvilluan një luftë të përgjakshme në rajonin malor Nago-Karabak në fillimin e viteve 1990. Mijëra njerëz u vranë nga të dy anët dhe qindra mijëra u zhvendosuwn nga shtwpitw e tyre.Lufta përfundoi me një armëpushim në 1994, megjithëse ka pasur dhunë sporadike që nga ajo kohë.

Arsyet për valën e dhunës në rajon mund t'i atribuohen faktorëve afatgjatë dhe afatshkurtër.

Konflikti ka zgjatur për një kohë të gjatë. Presidenti azer Ilham Aliyev ka premtuar të kthejë territorin nën kontrollin e Azerbajxhanit. Ai e armatosi vendin me teknologjinë më të përparuar ushtarake, e cila rriti presionin për ta përmbushur premtimin e tij. Pala armene nuk duket e gatshme të bëjë kompromis mbi kontrollin e Nagorno-Karabakhut dhe se Armenia është e kënaqur me status quo-n. Ajo që dëshiron të bëjë është të normalizojë kontrollin e saj mbi rajonin.

Çfarë mbështetje nga jashtë mund të marrin palët në konflikt?

Lojtarët kryesorë të jashtëm janë Rusia dhe Turqia. Turqia gjithmonë ka mbështetur Azerbajxhanin dhe ka rritur përfshirjen e saj në rajon me stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Rusia, nga ana tjetër, ka një pozicion më ekuivok dhe ka armatosur të dy palët në të kaluarën. Ajo është pjesë e një aleance zyrtare me Armeninë e quajtur Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), por marrëveshja nuk shtrihet në Karabakh.

Po nëse Armenia e njeh pavarësinë e Nagorno-Karabakut?

Nëse kjo do të ndodhte, territori do të mbetej sërish nën kontrollin e Armenisë.

Ora 14:50
Armeni-Azerbajxhan/ Këshilli i Sigurimit i OKB: Ndalni luftimet! Jerevani mund të njohë pavarësinë e Nagorni-Karabakh-ut

Këshilli i Sigurimit i KB shprehu mbështetjen e tij për thirrjen e bwrw nga Sekretari i Përgjithshëm i oKB, Antonio Guterres, për forcat armene dhe azerbajxhanase që pas tre ditë përplasjesh të përgjakshme në rajonin e Nagorno-Karabakh, "të ndalojnë menjëherë luftimet, të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata pa vonesë".

15 anëtarët e trupit të OKB nënshkruan dokumentin njëzëri gjatë një takimi urgjent mbi konfliktin. Kryeministri Armen Nikoll Pachinian e konsideroi të parakohshme idenë e negociatave me Azerbajxhanin përmes ndërmjetësimit rus.

 "Nuk është e përshtatshme të flasim për një samit Armeni-Azerbajxhan-Rusi ndërsa po zhvillohen përplasjet,"- i tha Pachinian medias ruse, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. "Për negociata - tha ai - na duhet një atmosferë e përshtatshme".

Kwto ditw, forcat armene janw përpjekur të "rifitojnw pozicionet e tyre të humbura" me veprime ushtarake në drejtim të Fizuli-Jabrailsky dhe Agder-Tertersky, por janw zmbrapsur nga trupat azerbajxhanase, të cilat tani raportojnë se po kryejnë një ofensivë për të pushtuar qytetin e Fizuli.

"Azerbajxhani po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Armenisë," tha Ministria e Jashtme armene, cituar nga agjencia ruse Interfax. Ministria më pas hodhi poshtë pretendimet e Bakut se Jerevani bombardoi rajonin azerbajxhanas të Dashkesan dhe dënoi përpjekjet e vendit rival për të "destabilizuar rajonin".

Ndërkohë sipas ANSA, Armenia po shqyrton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Nagorni-Karabakh-ut.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka deklaruar se "Ky opsion është në rendin e ditës dhe se “Ekziston gjithashtu mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje strategjike bashkëpunimi midis Armenisë dhe Karabakut si dhe mundësia e nënshkrimit të një traktati bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes"

Gjatë një takimi me gazetarët rusë në Jerevan, Pashinyan  tha se “Opsionet janë nën diskutim dhe vendimet do të merren në varësi të faktorëve të caktuar".

Deri më tani, Armenia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e republikës së vetëshpallur.

Ora 14:15
Turqia dhe Franca përplasen për situatën në rajonin e Nagorno Karabakh-ut

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënoi ato që ai i quajti deklarata "të pamatura dhe të rrezikshme" të Turqisë për konfliktin e armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisw dhe kryesisht situatën në rajonin e Nagorno Karabakut.

Turqia në anën tjetër, akuzoi presidentin Macron se po mbështet "okupimin" e rajonit nga Armenia.

"Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar për komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë", tha Macron, i cili gjithashtu duke treguar mbështetje për Armeninë u shpreh

"Unë u them Armenisë dhe armenëve, Franca do të luajë rolin e saj"

Turqia e shikon Azerbajxhanin me shumicë myslimane, si aleatin e saj të ngushtë dhe Armeninë e krishterë si armikun e saj historik.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

Nagorno Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, shkruan agjencia Reuters.

Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit. Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta. Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

Macron tha se do të diskutojë mbi tensionet në rajonin e Nagorko Karabakut me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, para se të raportojë mbi situatën te liderët e Bashkimit Evropian.

Turqia dhe Franca gjithashtu ka një sërë mosmarrëveshjesh në Mesdheun lindor të pasur me energji si dhe për situatën në Libi dhe pjesë tjera të Lindjes së Mesme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione