1762417550_bashkiapokrovsk.JPG

Gjatë luftimeve të ashpra në Pokrovsk, trupat sulmuese ukrainase të regjimentit të 425-të të sulmit “Skelya” i kanë dëbuar rusët nga ndërtesa e këshillit komunal dhe kanë ngritur flamurin ukrainas. “Rusët që nuk u arratisën ose nuk u dorëzuan, u asgjësuan,” thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të regjimentit, të cituar nga mediat ukrainase.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar forcat speciale të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e arritur në Pokrovsk, në rajonin e Donetskut dhe në zonat përreth.
“Ne vazhdojmë të shkatërrojmë pushtuesin. Dua të theksoj veçanërisht forcat speciale të Distriktit Ushtarak Qendror ‘A’ të SBU-së, të cilat po shkatërrojnë në mënyrë sistematike dhe shumë efektive pushtuesit rusë dhe pajisjet e tyre në zonat e Pokrovskut dhe në vetë qytetin,” – ka deklaruar lideri ukrainas në rrjetet sociale.

 


Lajmi kryesor:

Dronët në aeroporte e baza ushtarake, Belgjika mbledh në takim urgjent Këshillin e Sigurisë! Rutte: Moska s'prodhon më shumë municione se ne