Prezenca e shpeshtë e dronëve pranë aeroporteve dhe bazave ushtarake ka ngritur alarmin në Belgjikë. Sot autoritetet kanë thirrur në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas rastit më të fundit që u shënua mbrëmjen e së martës në aeroporte, duke shkaktuar kaos mes udhëtarëve dhe shqetësime për sigurinë.

Të martën, mbërritjet dhe nisjet u ndaluan për disa orë të martën në mbrëmje në aeroportin më të ngarkuar të Belgjikës, Brukselin, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve. Qielli u mbyll gjithashtu mbi aeroportin e Liège, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave, duke çuar në anulime, vonesa dhe devijime të mëtejshme.

Mbërritjet dhe nisjet u ndaluan për disa orë të martën në mbrëmje në aeroportin më të ngarkuar të Belgjikës, Brukselin, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve. Qielli u mbyll gjithashtu mbi aeroportin e Liège, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave, duke çuar në anulime, vonesa dhe devijime të mëtejshme.

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte ka folur për prodhimin e municioneve, duke thënë se Rusia dikur prodhonte më shumë por tani jo më. Teksa mori pjesë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes në Bukuresht, ai tha se kanë nisur që të hapin linja të reja prodhimi dhe zgjeruar ato që tashmë ekzistojnë.

"Po e përmbysim trendin e municioneve. Deri vonë, Rusia prodhonte më shumë municione sesa të gjithë aleatët e NATO-s së bashku. Por jo më. Në të gjithë Aleancën, po hapim dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerojmë ato ekzistuese: po prodhojmë më shumë sesa kemi prodhuar në dekadat e fundit. Ne duhet t'i shfrytëzojmë këto përparime në fusha të tjera, nga mbrojtja ajrore e nivelit të lartë deri te interceptorët e dronëve me kosto të ulët. Sasia është thelbësore.", tha ai. 

Nga ana tjetër, në Ukrainë, rusët vijojnë me sulmet. 8 persona u plagosën dhe disa zjarre shpërthyen në qytetin Kamianske, në rajonin e Dnipropetrovskit, pas një sulmi me dron rus, sipas mediave ukrainase. Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 135 dronë me rreze të gjatë veprimi, nga të cilat 108 u neutralizuan.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, 27 nga dronët me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga Rusia nuk u interceptuan dhe u rrëzuan në 13 vende të ndryshme. Po ashtu, Kievi njoftoi se ka kryer sërish sulme ndaj një termocentrali dhe një rafinerie në Rusi, në vazhdën e një sërë goditjesh ndaj objekteve të tilla të kryera gjatë ditëve të fundit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
Beteja për Pokrovskun, çlirohet ndërtesa e Bashkisë

1762417550_bashkiapokrovsk.JPG

Gjatë luftimeve të ashpra në Pokrovsk, trupat sulmuese ukrainase të regjimentit të 425-të të sulmit “Skelya” i kanë dëbuar rusët nga ndërtesa e këshillit komunal dhe kanë ngritur flamurin ukrainas. “Rusët që nuk u arratisën ose nuk u dorëzuan, u asgjësuan,” thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të regjimentit, të cituar nga mediat ukrainase.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar forcat speciale të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e arritur në Pokrovsk, në rajonin e Donetskut dhe në zonat përreth.
“Ne vazhdojmë të shkatërrojmë pushtuesin. Dua të theksoj veçanërisht forcat speciale të Distriktit Ushtarak Qendror ‘A’ të SBU-së, të cilat po shkatërrojnë në mënyrë sistematike dhe shumë efektive pushtuesit rusë dhe pajisjet e tyre në zonat e Pokrovskut dhe në vetë qytetin,” – ka deklaruar lideri ukrainas në rrjetet sociale.

 

Ora 09:12
Kievi: Neutralizuam 108 dronë rusë me rreze të gjatë

1762416938_dronetruse.JPG

Mbrojtja ajrore ukrainase ka neutralizuar 108 nga 135 dronët me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga Rusia gjatë natës, ndërsa Kievi ka njoftuar për sulme të reja të suksesshme ndaj një qendre elektrike dhe një rafinerie në territorin rus. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 27 nga dronët e lëshuar nuk janë ndaluar dhe janë rrëzuar në trembëdhjetë zona të ndryshme, që ushtria ukrainase nuk i ka specifikuar. Në të njëjtën kohë, Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Kundër-Dezinformimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ka nënkuptuar se dy struktura të rëndësishme të sistemit energjetik rus janë goditur gjatë natës. “Në rajonin e Kostromës, në Federatën Ruse, termocentrali kaloi një natë të vështirë. Po ashtu pati një zjarr në rafinerinë ‘Lukoil’ në Volgograd,” – ka shkruar Kovalenko në kanalin e tij Telegram.