‘Betejë që nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria!’, Berisha paralajmëron rikthimin e tij ditën e hënë në Kuvend

‘Betejë që nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria!’, Berisha paralajmëron rikthimin e tij ditën e hënë në Kuvend

Sali Berisha

Ish Kryeministri Sali Berisha pavarësisht përjashtimit të tij ditën e djeshme nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu të Lulzim Bashës, në një deklaratë të tij ka bërë me dije se do të rikthehet ditën e hënë në Kuvend. Ndër të tjera Berisha shtoi se krahas aksionit të tyre do të bëjnë ç’është e mundur për të mos lënë pas dore aktivitetin parlamentar. Vendimet e Kryetarit të PD, Lulzim Bashës ai i konsideron si inekzistente dhe zëri i tij do të jetë i fuqishëm në Parlament duke filluar që nga dita e hënë.

‘Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një agjendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.

Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona.’, tha Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 12/01/2022 09:33

    Taksirati i politikes dhe shtetit shqiptare.Berisha doli e kunderta e th enies se populit.I keqi mos lind fare,Ky fatkeqesisht lindi.Nese liind mos i rrite,Ky fatkeqesiht u rrite.Nese ritet mos u shtoft,Fatkeqesia e madhe epopullit dhe shtetit shqiptare, ky u rrit dhe si zakonisht fara e keqe shtohet dhe u shtua fatkeqesia shqi ptare.Ja kjo fatkeqesi po shtohet e po shkakton ate qe dihet dhe pritet,demin shteteror e kombetar.

    Përgjigju
  • Hasani: 12/01/2022 09:31

    Ej o budallenj jam Sali Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër