Betimi i presidentit të Malit të Zi, merr pjesë edhe presidenti Begaj: Si vende aleate në NATO dy vendet tona janë kontribuuese për paqen e sigurinë në rajon

Betimi i presidentit të Malit të Zi, merr pjesë edhe presidenti Begaj: Si vende aleate në NATO dy vendet tona janë kontribuuese për paqen e sigurinë në rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, zotit Jakov Milatović, President i një vendi fqinj e mik me të cilin Shqipëria ndan interesa e një vizion të përbashkët euro-atlantik.
 
Në përshëndetjen dhe urimet e rastit me Presidentin Milatović, Presidenti Begaj nënvizoi marrëdhëniet e shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, duke iu referuar shëmbullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidenti Milatović.

“Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm” – u shpreh Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtëij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatović dhe të institucioneve malazeze. “Prania e shqiptarëve në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë” – nënvizoi Presidenti Begaj. 
 
Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.
 
Gjatë vizitës një ditore në Malin e Zi, Presidenti Begaj bëri një ndalesë edhe në qytetin e Tuzit, ku u takua me përfaqësues të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Presidenti Begaj i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e palëkundur të institucioneve shqiptare për të gjitha çështjet e shqetësimet me të cilat ballafaqohet minoriteti shqiptar në Malin e Zi. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin shumë konstruktiv që shqiptarët dhe forcat politike shqiptare në Malin e Zi, kanë luajtur, si për stabilitetin ashtu edhe në kuadër të procesve euroatlantike të vendit.


Lajmi kryesor:

Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi strukturës politike, ngjall shpresë


Ora 14:32
Betimi i presidentit të Malit të Zi, merr pjesë edhe presidenti Begaj: Si vende aleate në NATO dy vendet tona janë kontribuuese për paqen e sigurinë në rajon
  • M.Q.//Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë