Mijëra persona morën pjesë në lutjen e mëngjesit të drejtuar nga Patriarku latin i Jeruzalemit, kryepeshkopi Fouad Twal në Betlehem, qytetin që respektohet nga të krishterët si vendlindja e Jezusit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit palestinez, mbi 10 mijë vizitorë vendas dhe të huaj pritën Krishtlindjet në Betlehem. Numri i tyre është rritur vazhdimisht vitet e fundit, por për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Gazas këtë verë, turistët janë pakësuar ndjeshëm.
Në kulmin e kryengritjes palestineze, shumë turistë shmangën qytetin. Në shesh, mbushur më pak se vitet e tjera, pelegrinët e huaj ishin të rrallë. Në mes të sheshit ndodhej një bredh gjigant i zbukuruar me ngjyrat e flamurit palestinez, të zezë, të bardhë dhe të gjelbër, ndërkohë që Babagjyshi i Krishtlindjeve i shpërndante çokollata turmës.
Rrethimi izraelit i Kishës së Lindjes në vitin 2002 gjithashtu ka trembur shumë vizitorë. Por dhuna ka rënë vitet e fundit, dhe tashmë mbi 2 milion njerëz vizitojnë Betlehemin çdo vit.

Kisha e lindjes është një nga ikonat e botës perëndimore që tërheq turistë dhe pelegrinë nga e gjithë bota. Aty thuhet se ka lindur Jezusi për të jetuar më pas në Betlehem.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com