Betohen në Presidencë katër
ministrat e rinj të qeverisë Rama

Betohen në Presidencë katër<br />ministrat e rinj të qeverisë Rama
Pas votimit në Kuvend ditën e enjte, sot 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama, Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhacka janë betuar në Presidencë.

Ministrat janë shoqëruar në Presidencë nga zv/ kryeministri Niko Peleshi, ceremonia zgjati 10 minuta dhe pa praninë e kamerave.

Fatmir Xhafaj është Ministri i ri i Brendshëm në vendin e Tahirit, Olta Xhaçka e Mirëqenies Sociale në vendin e Klosit, Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë në vendin e Beqajt dhe Eduard Shalsi i Pushtetit Vendor në vendin e Cucit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Presidenti Nishani u shpreh se kandidatura e Xhafajt ishte e papërshtatshme për postin e Ministrit të Brendshëm, por e dekretoi dhe u shpreh se ia lë në dorë Kuvendit, i cili dje e votoi me 76 vota duke mbyllur çështjen.
 
Pas betimit sot 4 ministrat e rinj kanë marrë zyrtarisht detyrën e re duke nisur punën në dikasteret përkatëse.

Fatmir Xhafaj
4 ministrat e rinj: Eduard Shalsi, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu dhe Fatmir Xhafaj në Presidencë


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0