Betohet kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj! Kongresi i 4 nëntorit, Klosi mbledh PS-në: Kemi kundërshtarë të dobët, do i mundim në 2025

Sot është betuar kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj, i cili fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 24 shtatorit. Në ceremoni morën pjesë Drejtuesi Politik për qarkun e Kukësit Pandeli Majko dhe Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi. Halilaj mori 6 mijë vota më shumë se kandidati i Bashkë Fitojmë, duke treguar se PS-ja është forcë e parë në Kukës, edhe pas video-skandalit të Safet Gjicit.

Në përfundim të ceremonisë, Klosi tha se Partia Socialiste po bën përgatitjet për kongresin e 4 nëntorit dhe objekt janë zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës ndërsa garantoi fitoren e PS-së në 2025.

“Kemi shumë kundërshtarë të dobët, do i mundim në 2025”- tha Klosi

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën