GREQI - Kryeministrja e re greke Vasiliki Thanou bëri publike emrat e qeverisë teknike gjatë betimit mesditën e sotme në pallatin presidencial.
Qeveria e re do të përbëhet nga 23 anëtarë midis të cilëve 12 ministra, nëntë deputetë dhe 2 zëvëndës ministra.
Ministër i Jashtëm do të jetë Petros Molivatis, minisitër i brendshëm Antonis Maniatis. Si ministër të financave Thanou ka propozuar Jorgos Kulirakis ndërsa për ekonominë ka menduar Nikos Kristodulakis.
Post i ministrit të brendshëm do ti besohet John Giakos, ndërkohë sektori i arsimit do të mbulohet nga Angeliki Kiaos.
Si ministër i Energjitike është propozuar Xhon Golias ndërsa për drejtësinë Dimitris Papangelolopulos.
Kabineti i qeverisë së re greke do të mbyllet nga ministri i punës Dimitris Mustakis dhe ai shëndetësisë Athanasis Dimopulos.
Pas betimit Thanou u takua me ish kryeministrin Tsipras, i cili i dorëzoi asaj postin e kryeministrit.
Vasiliki Thanou do të drejtojë qeverinë teknike deri më 20 shtator, ditë kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Ajo u mandatua dje nga president i vendit Pavlopulos, i cili i dorëzoj asaj detyrën për formimin e qeverisë provizore.
Sipas kushtetutës greke nëse partitë kryesore nuk bien dakord për formimin e një qeverie, kryeministër i vendit deri në zgjedhjet e parakohëshme zgjidhet një nga krerët e gjykatës së lartë.
Ky është rasti i parë në shtetin tone fqinj që vendi do të drejtohet nga një femër.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO