Foto: Sofija Filipidu
Gordana Silanovska-Davkova bëri betimin ditën e sotme si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në vitet ’90.
Pjesën më të madhe të fjalimit ua kushtoi grave në politikë, bëri thirrje për unitet dhe u zotua se do të jetë presidente e të gjithëve, siç tha, edhe të anës së djathtë, por edhe asaj të majtë.
Por, gjatë deklaratës solemne dhe fjalimit të parë në parlament si Presidente, nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut, duke përmendur vetëm – Maqedonia.
E nisi dhe e përfundoi fjalimin me gratë.
“Është koha për unitet. Uniteti nënkupton edhe filozofinë e gruas, autenticitetin femëror. Si gra, mund të kujdesimi jo vetëm për veten, por për të gjithë të tjerët. Në Ballkanin Perëndimor patrijarkati mbetet i gjallë. Gratë e fuqishme në mënyrë tjetër mund t`i zgjidhin problemet”, tha Siljanovska.
Siljanovska potencoi se programi i saj ka qenë i shtypur në të gjitha shuhët, kurse i tillë do të jetë edhe kabineti i saj. Mirëpo, sipas Siljanovskës, kriteri bazë do të jetë profesionalizmi dhe kompetenca e më pas përkatësia etnike.
“Ne nuk duhet vetëm ta feminizojmë politikën, por t`u ndihmojmë burrave të kuptojnë se nuk duhet të heqim dorë. Jo rastësisht, politika, demokracia dhe Maqedonia janë në gjininë femërore. Deputetë ndihmoni gratë ta shprehin atë që kanë, kurse nuk kanë mundur deri tani. Të gjithë ju do të jeni krenarë për Maqedoninë, sikurse që jam unë me popullin tim”, tha Siljanovska.
Por, pjesa e deklaratës solemne dhe mbase edhe fjalimi i Presidentes së re, nuk i pëlqeu Ambasadores greke në Shkup, Sofija Filipidu, shkruan klan maqedonia
Ajo u largua nga galeria e Kuvendit derisa zgjat betimi i Siljanovskës dhe kur ajo në vend të fjalëve të Kryeparlamentarit Jovan Mitreski – Maqedonia e Veriut, përdori vetëm emrin Maqedoni.
Njoftimet thonë se largimi i ambasadores greke është bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Gordaa Siljanovska Davkova, bëhet presidentja e 6-të e Maqedonisë së Veriut.
Në ceremoninë në Kuvend, morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, Kryeministri Xhaferi, përfaqësues të bashkësive fetare por edhe deputetë të të gjitha forcave politike në vend bëjnë të diitur mediat maqedonase
Lajmi kryesor: