Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas me leximin e emrave të kabinetit të ri.
I pari që u betua se "do zbatojë Kushtetutën në interes të qytetarëve dhe vendit", ishte kryeministri Edi Rama i cili më pas shtrëngoi duart me Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili i dorëzoi dekretin.
Më pas u betuan në radhë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.
Betimi në Presidencë vjen pas votimit në Kuvend mëngjesin e sotëm ku qeveria dhe programi kaluan me 78 vota.
[gallery]23879[/gallery]
(Rama dhe Meta shtrëngojnë duart)
(Foto e kabinetit të ri qeveritar me presidenin Meta)
KABINETI I RI QEVERITAR "RAMA 2"
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
Meta uron Qeverinë "Rama 2"
Mesazhi i Presidentit Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit të qeverisë së re ishte bashkëpunimi maxhorancë-opozitë për përmbushjen e objektivave madhore siç është çelja e negociatave me BE.
Kreu i shtetit kërkoi zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi me qëllim arritjen e rezultateve të para në luftën kundër korrupsionit.
Meta vlerësoi prioritetet e kabinetit qeveritar dhe i uroi suksese qeverisë gjatë katër viteve në vijim.
"Suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Shqiptarët presin përgjegjësi të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. Si president theksoj rëndësinë për zbatimin e reformës në drejtësi për të krijuar sa më shpejt institucionet e drejtësisë për nisjen e luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE aspiratë kombëtare, qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria luan një rol strategjik në rajon. Besoj se qeveria e re do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët. Vetëm përmes bashkimit do të garantojmë një të ardhme më të sigurt. Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, i mbështes në këtë nismë. Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët në të gjithë kohërat. Sot ajo që na duhet ne shqiptarëve është bashkimi në interes të kombit. Suksese në detyrën shumë të rëndësishme për të cilën u betuat sot”.
Gjithashtu, kreu i shtetit ka vlerësuar dhe prioritetet e qeverisë në 100 ditët e para siç është shpallja e 2018-ës viti i Skënderbeut.
“Shqipëria luan një rol strategjik në rajon. Besoj se qeveria e re do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët. Vetëm përmes bashkimit do të garantojmë një të ardhme më të sigurt.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, i mbështes në këtë nismë. Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët në të gjithë kohërat. Sot ajo që na duhet ne shqiptarëve është bashkimi në interes të kombit. Suksese në detyrën shumë të rëndësishme për të cilën u betuat sot”, tha Meta.
Fjala e plotë e Presidentit Meta gjatë betimit të qeverisë
Lajmet minutë pas minute nga betimi i Qeverisë
Ora 17:25 Rama dhe ministrat mbërrijnë në Kryeministri, pritet të nisë mbledhja e qeverisë
Ora 17:20 Rama ecën në këmbë nga Presidenca te Kryeministria
Pas betimit në Presidencë, kryeministri Edi Rama ka vijuar traditën e 4-viteve më parë përshkuar në këmbë distancën mes Presidencës dhe selisë së Këshillit të Ministrave.
Rama shoqërohej nga zv/kryeministrja Senida Mesi, ministri i shtetit për diasporën Majko si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
[gallery]23881[/gallery]
Ora 17:10 Mesazhi i Metës: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë
Mesazhi i Presidentit Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit të qeverisë së re ishte bashkëpunimi maxhorancë-opozitë për përmbushjen e objektivave madhore siç është çelja e negociatave me BE.
Rama vlerësoi prioritetet e kabinetit qeveritar dhe i uroi suksese qeverisë gjatë katër viteve në vijim.
"Suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Shqiptarët presin përgjegjësi të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. Si president theksoj rëndësinë për zbatimin e reformës në drejtësi për të krijuar sa më shpejt institucionet e drejtësisë për nisjen e luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE aspiratë kombëtare, qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur".
Ora 17:05 Betohet Rama, shtrëngon duart me Metën
(Rama dhe Meta shtrëngojnë duart)
Ora 17:00 Nis ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë
Ora 16:59 Rama niset drejt Presidencës
Ora 16: 58 Pas betimit, mbledhje qeverie
Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, i gjithë kabineti qeveritar do t'i drejtohet selisë së Këshillit të Ministrave, për të zhvilluar mbledhjen e parë ku priten të miratohen 23 projektvendime të rëndësishme.
Të shtunën Meta dekretoi Ramën kryeministër, të dielën qeverinë, ndërsa pas miratimit në Kuvend me 78 vota pro, do të bëhet betimi dhe do të zhvillohet mbledhja e parë.
Në mbledhje e parë, Rama ka paralajmëruar se do të marrë dy vendime; Shpalljen e ‘Vitit të Skënderbeut’ dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.
Ora 16:55 Pritet të nisë ceremonia e betimit, mbërrijnë ministrat e parë
VIDEO-Betimi i qeverise Rama 2