Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Tepelenë-Përmet, ku ka mbetur i lënduar shoferi i një automjeti pas përplasjes më një betoniere.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dragoti, dhe aksidenti ka ndodhur pas mosmarrëveshjes mes shoferit të Wolkswagen-it dhe atij të betonieres pasi pikërisht në urën në fjalë nuk lejohet kalimi i dy mjeteve njëkohësisht.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.