Betonizohet Valbona? 'Gener 2': 
Mashtrime me foto nga HEC tjera

Betonizohet Valbona? 'Gener 2': <br />Mashtrime me foto nga HEC tjera<br>
Pas publikimit të disa fotove ditët e fundit, ku flitet për betonizimin e Valbonës, ka reaguar kompania “Gener 2”. Kjo kompani ka saktësuar se fotot e publikuara nuk janë pjesë e projektit të “Dragobia Energy”.

“Projekti i investitorit Dragobia Energy i cili po zbatohet nga kompania Gener 2, është në fazë ndërtimi, i cili zhvillohet brenda kantierit të ndërtimit të miratuar në fshatin Dragobi, dhe në asnjë nga vendndodhjet e treguara nga fotot e publikuara”, thuhet në reagim. “Gener 2” sqaron gjithashtu se fotot e publikuara në lumin Valbonë i përkasin një projekti të një investitori tjetër, nga i cili kompania Gener 2 shpreh distancimin e plotë.

Në reagim thuhet se nga disa portale dhe individë po përdorin fotografi tubacionesh nga Hec-e të tjera, të cilat nuk i përkasin asnjë projekti në lumin Valbonë dhe janë krejtësisht të ndryshme nga teknologjia e miratuar për Projekt zbatimin e Projektit Dragobia Energy.

“Dragobia Energy dhe Gener 2 janë të angazhuar për realizimin e projekteve në përputhje me praktikat dhe standardet më mira ndërkombëtare, duke respektuar në mënyrë të plotë mjedisin, dhe duke marre masa për rehabilitimin e çdo impakti mjedisor, sado minimal dhe i përkohshëm që të jetë”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë e kompanisë 'Gener 2':
Në lidhje me publikimin gjatë ditëve të fundit në disa portale të disa fotove punimesh përgjatë rrjedhës së lumit Valbonë, kompania Gener 2 kërkon të sqarojë dhe saktësojë opinion publik se fotot e publikuara nuk janë pjesë e projektit të Dragobia Energy.

Projekti i investitorit Dragobia Energy i cili po zbatohet nga kompania Gener 2, është në fazë ndërtimi i cili zhvillohet brenda kantierit të ndërtimit të miratuar në fshatin Dragobi, dhe në asnjë nga vendndodhjet e treguara nga fotot e publikuara.

Dëshirojmë të saktësojmë se fotot e publikuara në lumin Valbonë i përkasin një projekti të një investitori tjetër, shumë të vjetër dhe të braktisur, nga i cili ne distancohemi pasi nuk ka asgjë të përbashkët me projektin Dragobia Energy.

Gjithashtu nga portalet e ndryshme dhe individë në rrjetet sociale po përdoren fotografi tubacionesh nga Hec-e të tjera të cilat nuk i përkasin asnjë projekti në lumin Valbonë dhe janë krejtësisht të ndryshme nga teknologjia e miratuar për Projekt zbatimin e Projektit Dragobia Energy.

Dragobia Energy dhe Gener 2 janë të angazhuar për realizimin e projekteve në përputhje me praktikat dhe standartet më mira ndërkombëtare, duke respektuar në mënyrë të plotë mjedisin, dhe duke marre masa për rehabilitimin e cdo impakti mjedisor, sado minimal dhe i përkohshëm që të jetë. Ne ftojmë këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për zbatimin e projektit, planin e rehabilitimit dhe masat në ndihmë të komunitetit të na kontaktojë pranë zyrave tona qendrore.

foto false valbone
(Foto nga HEC tjetër e pretenduar si foto nga Valbona)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?