Beverly Hills, në ankand më shumë
 se 800 objekte të “The Beatles”

Beverly Hills, në ankand më shumë<br /> se 800 objekte të “The Beatles”
Tri instrumentet muzikore të grupit të famshëm britanik "The Beatles" dhe kitarat e quajtura “Beatle-Baker” janë vetëm disa nga 800 sendet e bateristëve të njohur “Beatles”, mes tyre edhe të Ringo Star të cilat më 4 dhe 5 dhjetor të këtij viti do të ekspozohen në ankand në Beverly Hills, në Kaliforni, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ringo Star duke dhuruar artikujt për ankandin tha se publiku disa prej tyre nuk ka pasur mundësi ti shohë për gati 30 vjet. Ideja e ankandit, sipas tij, ka ardhur pasi që Muzeu Grammy në Los Anxhelos i kërkoi atij të bëjë një ekspozitë për jetën e tij dhe muzikën në vitin 2013.
 
Në galeritë e shumta në mbarë botën, siç vërteton ish-bateristi, ka gjetur një pjesë të vogël të gjërave të cilat “Beatles”-at i kanë shfrytëzuar gjatë turneve.
 
Ndër në stendat e shumta Ringo do të shfaqet albumi më me ndikim i grupit britanik i quajtur “The White Album”, të cilin Ringo e ka ruajtur në 35 vitet e fundit. Në ankand do të gjenden gjithashtu edhe kitara, mobile, objekte qelqi, fotografi dhe veprat të  artit.
 
Objekti më i çmuar në ankand me siguri është "Ludwig Oyster Black Pearl" bateri nga Ringo e përdorur në mbi 200 shfaqje në mbarë botën. Gjithashtu, mund të blihen hite nga filmi "Can not Buy Me Love" dhe “All My Love” të xhiruara në periudhën nga maji 1963 deri në shkurt 1964.
 
Besohet se "Beatles"-at nga Liverpooli, janë grupi më i suksesshëm muzikor britanik në historinë e muzikës rock dhe pop.
 
Anëtarët John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr gjatë viteve gjashtëdhjetë kanë shitur një miliardë disqe në mbarë botën. Karriera e tyre e shkëlqyer përfundoi në vitin 1970 pas së cilës të gjithë anëtarët e filluan karrierën e tyre.
 
Adhuruesit e muzikës së tyre më vonë besuan se grupi i famshëm “Beatles” përsëri do të bashkohet në turneun e fundit, por që shpresat u prenë në vitin 1980, me vrasjen e Lennon-it.


the beatles

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve