Sa herë marrim ftesa për të qenë pjesëmarrës në një dasmë, si për dreq, gjëja e parë që kërkojmë të veshim në garderobën tonë, është një fustan ose kostum i bardhë, që na e përqafon trupin aq bukur.
Por duhet shumë guxim për të mos rënë pre e tundimit, pasi rrezikon të përleshesh me nusen në mes të pistës së vallëzimit. Po nëse je një nga yjet më të mëdhenj të muzikës. A mund ta veshësh fustanin e bardhë?
Përgjigja është: Beyonce e bëri. Pra PO. Diva e muzikës nuk ka hezituar aspak, është veshur me të bardha në një ceremoni martesore ku ishte e ftuar, duke nxjerrë në pah hiret e saj.
Të njëjtën ngjyrë, 34-vjeçarja e zgjodhi edhe për vajzën e saj, Blue Ivy, ndërsa ka postuar foto në Instagram. Nusja mund të jetë nxirë nga inati, po kush mund t’i kundërvihet Beyonce, që e ka protagonizmin si oksigjen?

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com