Beyonce dhe Jay-Z janë përfolur kohët e fundit që janë në një krizë martesore gati për ndarje.

Sipas zhurmave të fundit çifti kanë bërë edhe konsulta martesore dhe Beyonce është kthyer me bashkëshortin e saj për hir të vajzës së tyre Ivy Blue.

Ndërsa, sipas revistës NeW York Post çifti do të ndahen në shtator pasi të mbarojë turneu i tyre “On The Run”.

beyonce

Ata kanë marrë shumicën e parave të parashikuara nga turneu, por duan që të mos ndahen pa i dhënë fund show-t të tyre.

Edhe njëherë sot në rrjetin e tyre Instagram ata kanë treguar që janë një familje e bashkuar dhe e lumtur ku duken duke mbajtur vogëlushen e tyre përdore dhe të ngritur peshë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)