Beyonce nuk ishte në listën e këngëtarëve që do të performonin ne festivalin e madh të Kalifornisë “Coachella”, por i habiti të gjithë kur u shfaq në skenë pranë motrës së saj Solange.

Ato intepretuan mbrëmjen e djeshme së bashku në skenë të shoqëruar nga një grup kërcimtarësh profesionistë.

Fansat u befasuan aq shumë saqë nuk ngurruan të ndanin dhe statuse në rrjetet sociale duke shkruar se nuk e prisnin aspak këtë lloj surprize.

beyonce, solange

Të dyja motrat u dukën në top formë teksa kënduan plot energji dhe kërcyen krah njëra-tjetrës.

Më pas u përqafuan dhe buzëqeshën me njëra-tjetrën si të ishin dy adoleshente.

Këngëtarja Lorde dhuroi gjithashtu një performancë mjaft të bukur mbrëmjen e djeshme duke u pritur mjaft mirë nga audienca.  

(b.t/shqiptarja.com)